Aktualitet

Basha/ Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar

Lulzim Basha shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të politikanit socialist Marko Bello. Ai u nda nga jeta në mesnatë, pais nuk e ka fituar dot betejën për jetën me Covid-19, në Turqi.

Basha thotëë se Bello do të kujtohet si një qytetar e politikan i prirur drejt bashkëpunimit për interesat e vendit.

“Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur.

Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe”, shkruan Lulzim Basha, kreu i PD.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?