Rihanna është në lidhje me reperin e famshëm
Këngëarja e njohur, Rihanna është në një romancë me reperin A$AP Rocky dhe për këtë nuk ka më pikë dyshimi.
Burime për “People” tregojnë se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike. Ata janë parë së bashku duke darkuar me miqtë e tyre në New York ditën e shtunë.
Dyshja kanë bashkëpunuar në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese, për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.
Reperi dhe këngëtarja janë miq prej shumë kohësh tashmë. A$AP Rocky ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të Rihanna-s në vitin 2013-të dhe reperi ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes.
Kujtojmë se Rihanna i dha fund lidhjes me miliarderin Hassan Jameel në muajin janar të këtij viti.
Ndërsa A$AP Rocky ka qenë në lidhje me Kendall Jenner, Daiane Sodre.