Braçe fyen Sokon dhe Bushatin: Edhe hajdut edhe mashtrues, ti Andi kurrë s’bëre gazetari

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër pas akuzave të hedhura dje në drejtim të qeverisë dhe zv.ministrit Artan Shkreli, në një emision televiziv, teksa debatonin për rindërtimin në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Braçe u është kthyer ashpër dy analistëve Pano Soko e Andi Bushati, duke e quajtur njërin hajdut e mashtrues, e tjetrin gazetar që s’u bë kurrë.

“Kur ekrani i jepet hajdutit, patjeter qe peshtyma eshte produkti! Hajdut; FZHSH eshte buxhetuar per 2400 shtepi, per 2000 eshte lidhur kontrata, deri ne fund viti dorezohen 1000 te mbaruara! Tani, ndertimi i shtepise nuk eshte vjedhje qe ndodh per pak minuta! Kupton hajdut?

Vijon hajduti ne televizion; Qeveria turke eshte vonuar nje vit per nje cope toke ne Lac! Hem hajdut, hem mashtrues!; Në Lac, ka tre muaj qe punohet dhe eshte sy e faqe te te gjitheve! Kur hajduti trash zerin ky eshte problem i madh!!

Andi qe ti kurre se ke bere gazetarin kete e di gjithkush; Tani, per cilin pallat e ke fjalen? Kane rene dy pallate ne Thumane, jane goditur nga tre termete, nje ne korrik18, nje ne shtator19, i fundit ne dhjetor20; Tani per cilin pallat e cilin termet e ke llafin?”, shkruan Braçe.

Mirëpo, zv.kryeministri është “nxehur” dhe me moderatoren e emisionit Open Eni Vasili.

“Zonja Eniiiii, ti e qan punen; Ne gjithe shtepite e demtuara nga termeti, nuk je lodhur hic, gjen dy raste gati, marre fiks nga vizitat kulturore te Lylzim Bashes neper zone; Ja ke marr Lylit zonja Eniiiii! Nderkohe zoteri Viktori ka refuzuar qerane, ka refuzuar edhe nje shtepi”, shkruan zv.kryeministri Erion Braçe./newsbomb.al/

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments