Spiropali/ Nuk merret karrigia me të vdekur

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur akuzave të opozitës për fshehjen e numrit të të vdekurve nga koronavirusi.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spiropali tha se viktimat nuk mund të fshihen pasi sipas saj, nuk janë si kasetat e 21 janarit. Spiropali theksoi se fotot nga morgu që u publikuan nuk janë rastësi, por sipas saj ishin përgatitur.

“Të vdekurit nuk mund të fshihen, nuk janë si ato kasetat e 21 janarit. Në fillim thoshin po i shtojmë të vdekurit që të marrin fonde tani thonë po ulin numrin që të fshehin dështimin. Kjo është fatekqesi. Fotot nuk janë rastësi, ishin përgatitur dhe paralajmëruar.
Cila media në botë apo opozitë në botë nxjerr foto nga morgu kur njerëzit janë të ngarkuar psikologjikisht dhe vuajnë për familjaërt e tyre. Nuk merret karrigia me të vdekur, nuk fitohet pushteti me dhunë” u shpreh Spiropali./

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments