Në mëngjes publikoi video për tërmetin, Rama merr Arben Ahmetaj dhe largohen nga Shqipëria

Aktualitet

Kryeministri Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj nuk ndodhen në Shqipëri, në një kohë kur sot kujtohet 26 Nëntori tragjik i një viti më parë, që i mori jetën 51 personave.

Mësohet se Rama bashkë me ministrin Ahmetaj kanë udhëtuar drejt Dubait dhe nuk ndodhen në Shqipëri. Arsyeja e vizitës së kreut të qeverisë dhe ministrit të Rindërtimit nuk bëhet ende e ditur, por mendohet se ka lidhje me ndihmën që Emiratet e Bashkuara i dhanë vendit tonë për tërmetin tragjik.

Ndërkohë, në punimet e Kuvendit sot, Rama është thirrur për interpelancë nga deputetët e opozitës. Në vendin e tij sot do të flasë ministrja Manastirliu. Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë ka publikuar një video-mesazh përmes të cilit rrëfente gjithë momentet pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?