SANATORIUMI DHE SKENA MAKABRE ME KENGE DHE VALLE!

Nga Dritan Kaba

Koncerti tek Sanatoriumi nje skandal me i madh se fotot e morgut. Ne kete çast dhjetra familjare po qajne per njerezit e tyre aty. Mjeket kercejne nga halli, se ashtu i ka thene partia. Skene e shpifur ne ate oborr ku tre veta kane humbur jeten duke u hedhur nga ballkonet sepse nuk kane duruar dot zhurmen e oksigjenit qe i jepte jete, tani i duhet te durojne edhe daullet e qeverise se rilindjes. Skena horror, kur nga pjesa e pasme e spitalit po del nje arkivol, me nje nejri qe ka humbur jeten.
Skandali rendohet edhe me shume me kete qeveri kriminele, kur rrezikon jeten artisteve te Ansamblit te Kengeve dhe Valleve duke i çuar ne nje ambient te kontaminuar nga virusi i Covidit, per nje shfaqe pa asnje ndikim shendetesor ne jetet e te semureve.
Nuk arrij te kuptoj kush eshte ai lloj “ilaçi” e ka bere kete mendje te zeze, dhe te pashpirt qe i dergon ata artiste aty.
Nuk kam asnje dyshim qe kete shfaqe te turpshme dhe kriminale e ka regjizuar mendja e çoroditur e Kryeministrit shqiptar.
Regji makabre, as ne komedine me te zeze nuk besoj se do arrinin te fusnin skena te tilla ne nje film.
Shqiperia ngadale po kthehet ne nje spital te madh psiqiatrik, ku pacienti numer me nje po kerkon te ktheje nje popull te tere ne shok dhome.
Ndersa media eshte “ndihmesja” me e madhe e injektimit te vaksines se çmendurise kolektive. Turp te tille profesional nuk kisha pare.
Ndjej neveri per ata gazetare qe po i thurrrin lavde kesaj vepre makrabe ne syte e te gjithe shqiptareve.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments