Kryemadhi: Pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është i patjetërsueshëm

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dalë sot para mediave ku ka folur për procesin zgjedhor që kjo forcë zhvilloi pak ditë më parë si dhe situatën në vend dhe qëndrimin opozitar.

Kryemadhi tha se Pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm.

“Konventa e 5 dhjetorit do jetë konventa zgjedhore që do zgjedhë nënkryetarët, sek e përgjithshëm. Do të jetë shumë e qartë sa i përket anës programore për zgjedhjet e 25 prillit dhe cili do jetë angazhimi i LSI-së.
Fronti opozitar është kompakt. Taktikat e përdorura nga rilindja nuk kanë çedim në qëndrimet tona. Opozita është dhe do të jetë krah qytetarëve.
Ne kemi nevojë për të pasur kontaktin e drejtpërdrejt tek qytetarët. Sa i përket taktikave elektorale, pozicionimet, janë teknikalitete. Pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm”, deklaroi Kryemadhi.

E pyetur nëse ka kryetarë të PS-së kanë hequr dorë nga PD dhe i janë bashkuar LSI-së, ajo tha se beteja jonë sot më shumë se kurrë nuk është rilindas-socialistë por kundër shpopullimit. “Slogani ynë ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Por ta dish që ka shumë socialistë”, tha kryetarja e LSI-së.

Pyetje: Ju zonja Kryemadhi keni deklaruar më parë se anëtarë të Partisë Socialiste kanë hequr dorë nga ajo forcë politike dhe i janë bashkuar LSI-së. Duke parë dhe zgjedhjet e fundit që u mbajtën disa ditë më parë, a ka LSI-ja një numër se sa anëtarë të PS-së i janë bashkuar kësaj force?

Kryemadhi: Me thënë të drejtën nuk kam qenë e fokusuar në këtë gjë që po thoni, po ndoshta duhet ta shikojmë. Mos harroni se edhe unë nga PS-ja vij. Kështu që …

Petrit Vasili nuk vjen nga PS, Luan Rama nga PS vjen, kështu që nuk është një garë midis asaj se sa nga PS apo nga partitë e tjera vijnë. Mendoj se sot gjënë më të rëndësishme që kemi është si të angazhojmë të gjithë qytetarët që ndihen pa shpresë të bëhen pjesë e këtij plani, e këtij vizioni për të ndryshuar këtë realitet të hidhur.

Ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme është se gara jonë nuk është me Partinë Socialiste! Gara jonë është me Rilindjen, me varfërinë, gara jonë është me këtë keqmenaxhim të pandemisë dhe sfida jonë për t’u përballur është me gjithë këtë politikë shpopullimi që bëhet ndaj të rinjve shqiptarë.

Mendojmë se sot më shumë se kurrë beteja nuk është rilindas a socialist, beteja jonë është kundër shpopullimit dhe të bashkohemi të gjithë për të krijuar një situatë komplet të re, hapësirë e arsim cilësor për të rinjtë, ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve dhe kjo është sfida e të gjithë opozitës.”

https://fb.watch/1YC5zTVOY4/

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments