A do të mbyllen shkollat? Rama: Nuk konsiderohen vatra të nxehta

Rama është shprehur se shkollat nuk janë vatra të nxehta, por që duhet të zbatohen të gjitha masat.

Ndër të tjera ai tha se Komiteti teknik është ai që vendos nëse shkollat duhet të mbyllen apo të qëndrojnë të hapura.

“Dua të theksoj dhe njëherë se çfarë hapet dhe çfarë mbyllet është përgjegjësi e autoriteteve tona të autorizuara që kanë të gjithë ekspertizën dhe autoritetin ligjor që të marrin vendime në këto kohë të vështira. Shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë por një hapësirë që si të gjitha hapësirat e tjera kanë patjetër dhe potencialin e tyre të rrezikut. Nga njëra anë është shumë e rëndësishme që masat të zbatohen nga çdo shkollë, siç po ndodh, që personeli drejtues dhe pedagogjik të jetë sa më i durueshëm dhe këmbëngulës në zbatimin e tyre dhe nga ana tjetër ajo çka kam dëgjuar nga ekspertët tanë është që në vlerësimet e përgjithshme që bëhen lidhur me shkollat, domosdoshmëria për të mbajtur një ekuilibër midis këtij aspekti, mbrojtjes së drejtpërdrejt dhe mbrojtjes psikologjike të fëmijëve është në rendin e ditës të kësaj vendimmarrjeje. Është një vendimmarrje në dorë të autoriteteve tona, nuk më takon mua, nuk na takon neve”, tha Rama.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments