Në krye të LSI, Kryemadhi: Me dorë në zemër ju them faleminderit

Monika Kryemadhi falenderon anëtarët e LSI-së që e rizgjodhën në krye të kësaj force poltike.

Përmes një deklarate për media, Kryemadhi ka thënë se prej kohës kur mori në drejtim partinë u përball me shumë sfida, të cilat tha se i kaloi me sukses. Kryemadhi premtoi se do të vazhdojë ta bëjë LSI-në një parti më të fortë dhe me dyert e hapura për të gjithë shqiptarët.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Ndjej detyrim dhe mirënjohje për të gjithë ju, ndaj dua me dorë në zemër të them faleminderit LSI. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që na presin. Por ne jemi mësuar me sfida. Ne kemi për detyrë t’u kthejmë shqiptarëve shpresën dhe dimë ta bëjmë këtë gjë. Unë jam e lumtur që LSI vazhdon të jetë partia e të rinjve. Ne i krijojmë mundësi të rinjve dhe të rejave tona. Ne u krijojmë mundësi të gjithë qytetarëve shqiptarë për të qenë qytetarë dinjitozë në shtëpinë e tyre.

Unë jam krenare sot për ju, sepse më bëtë një grua që është drejtuese e një partie politike. Gratë dinë të drejtojnë. Gratë dinë të udhëheqin në familje, të edukojnë, të jenë dhe drejtuese të zonja. Ndaj është e nevojshme të kemi sa më shumë gra dhe vajza në politikë.

Unë e mora drejtimin e LSI në një kohë mjaft të vështirë për të. Na është dashur të përballojmë sfida të mëdha. Por ne ia dolëm, ia dolëm të fitojmë sfidat. Ndaj unë sot solemnisht e shpall se do të vazhdoj ta bëj këtë parti, jo vetëm të anëtarëve të saj, por LSI është një realitet i madh për shpresat e shqiptarëve. Ndaj ne do të kemi një parti me dyer të hapura për të pritur këdo që do të vijë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments