Manastirliu: Bëhemi gati për COVID4 dhe spitalet rajonale

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar sot ambientet e Spitalit “Covid-4”, ku është takuar edhe me stafin mjekësor në gatishmëri për të pritur pacientët me koronavirus, nëse do të jetë nevoja.

Manastirliu tha se splitali i ri, me vendndodhje në autostradën Tiranë-Durrës te ish-Universiteti “Kristal”, është i pajisur me shtretër, monitorë oksigjeni e respiratorë, por do të presë pacientët e parë vetëm kur të ezaurohet spitali “Covid-3”.

“Duhet kuptuar se kjo nuk është një betejë që bëhet vetëm në spitale. Duhet të jetojmë me rregulla, të kemi përgjegjësi maksimale, sjellje individuale të kontrolluar, maskën, distancën, higjienën, të kufizojmë kontaktet, të mos qëndrojmë në grupe më shumë se 10 veta. Sigurisht që momenti i festive të Nëntorit do të jetë edhe njëherë një sfidë e rradhës për ti thënë qytetarëve që kush është patriot, kush e do vendin, kush e do veten, kush e do familjen, do të duhet që të zbatojë rregullat dhe të kufizojë kontaktet. Ne duhet ta bëjmë për familjarët tanë, për veten tonë, për mjekët dhe infermierët që po sakrifikojnë prej 9 muajsh”, bëri thirrje Manastirliu. 

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F3471965806174337%2F&show_text=false&width=560

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments