Komiteti Teknik për Covid-19/ Shkollat, nuk do të mbyllen.

Komiteti Teknik i Ekspertëve për Covid-19, ka dalë pak më parë një një konferencë të papritur për mediat dhe ka lajmëruar se mësimi në univeristete do të vazhdojë online.

“Mësimi në Universitete do të vazhdojë online”, ka thënë zv.ministrja Rakacolli. Ndërsa, e pyetur se a do të merrej i njëjti vendim për arsimin parashkollor, ajo tha se shifrat janë brenda pritshmërive dhe situata është nën kontroll.

“Vëmendja për shkollat ka qenë gjithmonë prioritet që në 14 shtator kur ato u hapën. Sikur e kemi bërë me dije, nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në inflencën që hapja e shkollave ka bërë në shifrat e pandemisë. Në radhë të parë është mirëqenia e fëmijëve. Dhe kjo jepet së fundmi dhe nga OBSH. Në shifrat që jemi tani, të qëndrueshme, nuk e diskutojmë këtë sot. Por e ndjekim 24 orë”, tha zv.ministrja Mira Rakacolli.

Ndërkohë, e pyetur për raportimin e shkaqeve të vdekjes, pasi disa familjarë të pacientëve që kanë ndërruar jetë nga Covid-19, në kartelë kanë pasur arsye të tjera, Rakacolli u shpreh: Vdekjen raportohen me shumë përgjegjësi nga mjekët të cilët kujdesen deri në fund për pacientët dhe kanë plotësuar me shumë përgjegjësi formularin. Raporti i Ministris së Shëndetësisë është shumë trasparet dhe mjekët janë ata që e përcaktojnë dhe shkakun e vdekjes.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments