Enxhi Turtulli/ Lulzim Basha, vizioni i kryeministrit që po vjen.

Për të mos folur vetëm për periudhën e pandemise, e cila nxori në pah qartë si një lakmues ndryshimet drastike që ekzistojnë midis filozofisë së Bashës për qeverisjen dhe këtij sekti që është sot ,do duhet të përmendim një sukses të padiskutueshëm të tij ,por që kishte efekte pozitive për fatet e vendit; dekriminalizimi .Ky sukses i opozitës së Lulzim Bashës nuk ishte një çështje e thjeshtë.

Kapërcimi i fortë i rilindjes me krimin e organizuar dhe penetrimi i këtij të fundit nga parlamenti deri në kapilarët më të holle te shtetit e bënte jetike për vendin këtë iniciativë sepse nuk iknin banditët e rilindjes nga parlamenti.Kjo duhej theksuar edhe për një fakt tjetër, pasi i dha trajtën kryesore opozitës së Lulzim Bashës e tregoi filozofinë dhe udhën ku ai do ecte. Iniciativa nuk ishte asgjë për përfitime personale të liderit të opozitës apo kësaj të fundit,kishte të bënte drejtpërsëdrejti me fatet e shtetit dhe të kombit. Trafiqet e kryera nga krimi organizuar nuk njohin kufij shtetesh.

Që në momentet e izolimit të marsit të këtij viti, edhe këtë pak vetë e theksojnë, Lulzim Basha bëri një akt që çdo politikan me brum perëndimor do t’a bënte, bashkepumimi në momente të vështira të kombit dhe shtetit ; i tregoi rilindjes një plan efikas me hapa të duhura , dhe ata e ndoqën, por pas një propagandë të shëmtuar ,vanitoze ,gati gati në kufijtë e neverisë. Pas pandemise Lulzim Basha deklaroi e premtoi që brenda 4 vjeçarit të parë të qeverisjes , paga minimale për mjekët do të arrijnë në 1200 euro në muaj dhe paga minimale për infermierët të arrijë 700 euro në muaj. Premtoi se në qeverinë e PD mësuesit do të jenë në fokus të politikave. Basha i premtoi arsimtarëve se rroga minimale për t’a do të jetë 700 euro.

Lulzim Basha erdhi përpara qytetarëve me një program të qartë ekonomik. Një ndër elementët bazë të këtij programi është taksa e sheshtë 9% për të gjitha të ardhurat personale, ndërkohë që një trajtim të veçantë do të ketë për biznesin e vogël, i cili do të paguajë vetëm 0.5% të xhiros vjetore dhe asnjë taksë tjetër.Por çka ndodhi pas këtyre propozimeve konkrete dhe planit real ekonomik që shpalosi lideri i opozitës? Sekti i rilindjes u vu në alarm bashkë me shefin e tyre, e në vend të merreshin me shqiptarët që po vdisnin dhe me pasojat brutale të pandemise ,filluan t’i binin tambureve të Beogradit .

Nëpër mediat e kontrolluara në paratë e dyshimta u ngrit një fortunë në gotë me dëshmitarë të rremë siç e ka për zakon e majta radikale ,me një fushatë shpifjesh që u shpërbë që në 24 orët e para kunder Bashës.Situata ishte groteske,qesharake dhe e trishtueshme sepse kuptohej që vallja e rilindjes po hidhej sipas muzikës së Beogradit.Por intervista e tre ditëve me parë e vetë Lulzim Bashës ishte shkatërruese për çiraket e Beogradit në Tiranë.Njeriu i Rrugës së Kombit edhe njëherë me stofin e tij perëndimor i tregoi vendin atyre që ishin kundër Rrugës së Kombit dhe kjo jo vetëm për rrugën Durrës-Kukës .

Ata janë kundër udhës së kombit , kundër udhës reale të tij drejt perëndimit në kontinentin mëmë Europe ku sërisht rilindja pas 30 vjetësh arriti të ngrejë” Murin e Berlinit” për shqiptarët .Ai sulm rilindjes iu kthye në bumerang Shqiptaret panë edhe njëhere te Lulzim Basha vizionin e kryeministrit që po vjen.E pamë me shpresë!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments