Çelet gara ndërkombëtare për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar sot rihapjen e garës ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës.

Balluku është shprehur se gara hapet sot dhe se do të mbyllet pas 30 ditësh më 23 dhjetor, ndërsa më pas do të merret vendimi se kush do të jetë fituesi.

“Sot 23 nëntor hapim garën për ndërtimin ndërkombëtar të aeroportit të Vlorës që do të qëndrojë hapur për 30 ditë. Do të marrim kohën prej dy javësh për të vlerësuar ofertat. Në mes të muajit janar ne do të nxjerrin fituesin, i cili duhet të jetë i denjë për ndërtimi. Ky lajm është i mirë për të gjithë shqiptarët. Uroj të keni shëndet të plotë dhe gjithçka të shkoj mire,” tha Balluku ndër të tjera.

Rihapja e garës ka filluar pas një pezullimi 9-mujor për shkak të pandemisë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments