Basha: Ne do ta nxjerrim biznesin e vogël dhe çdo familje nga kriza

Lulzim Basha, reagoi me një mesazh pas një takimi në një biznes në Tiranë.

“Rolanda më tregoi për vështirësitë me të cilat ndeshet biznesi me produkte ushqimore shqiptare që ajo e menaxhon prej disa kohësh.

Me pak xhiro dhe me punonjës që janë detyruar të largohen nga puna – për fat të keq kjo është situata në pjesën më të madhe të bizneseve të vogla në Shqipëri.

Biznesi i vogël dhe i mesëm ka nevojë për një shpresë të re. Për një qeveri që i ndihmon. Një qeveri që kujdeset për ta, mposht sëmundjen dhe ripërtërin ekonominë.

Ne do ta nxjerrim biznesin e vogël dhe çdo familje shqiptare nga kriza dhe do të punojmë për rritjen e ekonomisë e punësimit. Bashkë do të sjellim një shpresë të re për vendin,” shkruan Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/3767865106604018/

Image
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments