Hapi faqe me emrin ‘Rilindje’ dhe mblidhte para për tërmetin e 26 Nëntorit

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vite burg Arian Melin, i riu i cili mblidhte para për tërmetin e 26 Nëntorit, por në fund i mbante vetë.

30 vjeçari u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar, teksa kishte hapur një faqe me emrin “Rilindje” dhe në emër të kryeministrit Rama u bënte thirrje qytetarëve që të kontribuuonin me vlera të caktuara për të prekurit nga tërmeti.

Ai arriti të mbledhë shuma të mëdha parash, kryesisht nga shtetasit kosovarë, në dy llogaritë private që kishte hapur me emrin e tij, llogari që pa arrestimit të Melit u bllokuan. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, gjykata e ka konvertuar dënimin në shërbim prove.

30 vjeçari është me probleme mendore dhe duhet të kryejë një ndërhyrje në zemër.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments