Skerdjan Dhuli/ Ja e vërteta e fshehjes së viktimave të Covid

Diku nga fundi i Korrikut (27-28 korrik) më erdhi një informacion horror që kishte të bënte me viktimat e Covid. Sipas burimit, 100% të sigurtë dhe të verifikuar, “brenda një dite në Sanatorium kanë vdekur 15 pacientë nga Covid por nuk i deklarojnë dot sepse janë me tampon negativ edhe pse skaneri, të dhënat e tjera dhe diagnostikimi janë si Covid”. Asokohe nuk fola për këtë temë për dy arsye: Se pari, krijonte panik dhe kjo ishte gjëja e fundit që i duhej kohës.

Mjaftonte paniku që përhapte Edi Rama me shpurën e tij që lëshonte mjetet e ushtrisë rrugëve për të vrarë Covid. Së dyti, do konsiderohej si luftë politike pasi unë nuk kisha një dokument por vetëm dëshmi ku e mbështetja këtë fakt dhe siç e do rregulli (edhe profesional në rastin tim) akuza kur bëhet duhet shoqëruar me fakte të pakontestueshme të cilat atëkohë nuk i kisha por dje dolën në dritë nga z Basha nëpërmjet të dhënave të morgut.

Po a është vërtetë kjo akuzë ? 100%. Sepse të dyshuarve për Covid ju vonohet bërja e tamponit ç’ka bën që virusi të jetë larguar nga rrugët e frymëmarrjes dhe për rrjedhojë tamponi del negativ, por rezultatet e skanerit tregojnë se është i prekur nga Covid. Ministria e fatkeqësisë ka vendosur që të mos i deklarojë viktimat me tampon negativ dhe kjo e ul numrin e viktimave artificialisht, por siç ndodh rëndom me Rilindjen, në çdo aferë lënë këmbët jashtë dhe dalin zbuluar.

Ogerta ka harruar se morgu mban evidencë mbi viktimat që përcjell e për pasojë letrat do hapeshin një ditë, diçka që për Ogertën nuk ka qenë e mundur të mendohej sepse kjo do profesionalizëm, diçka që ajo nuk e ka (Nuk ja ka dëgjuar këshillën Shalsit dikur). Prokuroria (nëse egziston) sot duhet të hap dosjen voluminoze dhe aty të pllakosë kartelat e morgut që një akuzë e tillë monstruoze të mos mbetet jetim.

4 1 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments