Vuçiç kërcënohet me jetë: Do të eliminojë snajperi…

Mediat e huaja bëjnë me dije se pjesëtarët e Agjencisë serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA), në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Teknologjisë së Lartë dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë, kanë arrestuar mbrëmë shtetasin M.P., 30 vjeç nga Paraçini, i cili dyshohet si personi që ka kërcënuar presidentin.

30-vjeçari akuzohet se përmes ‘facebook’ ka kërcënuar persidentin duke thënë se e ka në shënjestër.

Mbi fotografinë të cilën e postoi së fundmi shihet Vuçiç, presidenti malazes Milo Gjukanoviç dhe anëtari i presidencës së BeH Milorad Dodik, ai shkroi: “Këta të dy u larguan, ndërsa ty Aleksandar Vuçiç do të eliminojë snajperi. E di edhe vet, ajo pikë e kuqe e cila po të përcjellë në dhomën e fjetjes kur e fik dritën. Vuçiç të shikoj, e ti nuk di se ku jam. Ti mua nuk më sheh, por unë të shoh nëpërmes të nishanit optik”.

4 1 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments