UEFA i japë Rumanisë fitore në tavolinë 3-0 kundër Norvegjisë.

UEFA ka vendosur që t’i japë Rumanisë fitore në tavolinë 3-0 kundër Norvegjisë.  Kjo ndeshje do të luhej për Ligën e Kombeve dhe u pezullua pasi ekipi norvegjez nuk ishte në gjendje të udhëtonte në tokën rumune, për shkak të infektimit të Omar Elabdellaoui.

“Ndeshja e Ligës së Kombeve UEFA 2020/21 midis Rumanisë dhe Norvegjisë, e cila ishte planifikuar të luhej më 15 nëntor, 2020, deklarohet e humbur për Federatën Norvegjeze të Futbollit (3-0 në tavolinë) sepse përgjegjëse për ndeshjen që nuk u zhvillua (në përputhje me dispozitat e Qarkorës Nr. 66/2020 që përcakton rregullat e veçanta të zbatueshme për fazën e ligës të Ligës së Kombeve 2020/21)”, shkruhet në vendimin e UEFA-s. Qeveria norvegjeze ndaloi kombëaren të udhëtonte në Rumani për të luajtur ndeshjen.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments