Rilindën sërisht shpifësit dhe dëshmitarët e rremë

Nga Enxhi Turtulli

Ngjarjet e fundit lidhur me akuzat e fabrikuara ashtu siç dinë serbo-rusët ti fabrikojne,kanë qenë një maskaradë e rilindjes që me shumë se Lulzim Bashën, kanë goditur kombin, luftën e UCK-se.Sa me shumë e vazhdojnë ,me shumë thikë i ngulin çështjes së Kosovës .Me të drejtë sot Isa Mustafa do të deklararonte:“Konstruktime të tilla të pavërteta, nuk iu ndihmojnë pjestarëve të UÇK-së që tani janë në Hagë.

Nuk i bëjnë mirë të së vërtetës. I bëjnë keq harmonisë dhe solidaritetit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që na nevojitet më shumë se çdoherë më parë. …. Baltosja e njerëzve pa asnjë arsye të shëndoshë dhe pa argumente nuk është rrugë dhe mënyrë e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, të vlerave të shtetit tonë dhe të shtetit shqiptar. Duhet të pushojnë sulmet e tilla, sepse po na dëmtojnë.”.Trashëgimia që rilindja drejtpërsëdrejti ka nga nomenklatura komuniste,është e qartë nga emrat që ajo ka futur në sekt dhe në postet drejtuese,por linjës së rekrutimeve nga ekstremi i majtë iu shtua edhe linja e filozofisë qeverisëse;ekstremi i majtë i gërshetuar me tradhëtinë tjetër të Kosovës. Por metodat janë po ato .

Gjatë gjithë historisë së komunizmit shqiptar ka gjyqe të rreme, ka gjyqe të ngritura mbi dëshmi të rreme, shpifje , fabrikim deshmitaresh të rremë dhe është po kjo filozofi dhe psikologji që ndiqet dhe sot.Nuk ka kaluar shumë kohë. Shume shpifës dhe dëshmitarë të rremë janë ende gjallë dhe fabrikojne të tjerë që i duhet kësaj gjenerate për të shtypur me dhunën e propagandës dhe shpifësve e dhe dëshmitarëve të rinj thika të tjera drejtuar kombit dhe Kosovës në veçanti.

Ashtu si atherë nuk ka shërbim më të madh që i bëhet Beogradit me këtë mori akuzash të rreme dhe ndotje të luftës së UÇK së dhe popullit kosovar për liri.Lulzim Basha vazhdon të mbetet shpresa e shqiptarëve,në kulisat filoruse mbetet Rilindja me taborret e dëshmitarëve të rremë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments