Kaosi në spitale, Pipero: Janë shtuar të infektuarit nga bluzat e bardha

I ftuar në studion e “ABC”, Pipero tha se Italia ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për shkak të numrit të lartë të punonjësve të bluzave të bardha që janë infektuar me koronavirus.

“Do t’iu sjell një shembull nga Italia, Ime bijë po më thoshte dje që spitali i Monzës për shkak të shtimit të të infektuarve nga bluzat e bardha, ka kërkuar ndihmën e ushtrisë, pra e personelit shëndetësor ushtarak. Pra duhet që të shtohen, jo se mungojnë, por duhet medoemos që të shtojmë kujdesin. Se në rast fillojnë që të infektohen edhe bluzat e bardha, që po fillojnë të infektohen do të thotë që të kemi edhe kufizime në personelin shëndetësor për t’u dhënë ndihmën e duhur qytetarëve që kanë nevojë për to”, tha Pipero

Më tej, mjeku u shpreh se njerëzit duhet të rrinë sa më pak në lokale pasi mund të bëhen vatra infeksioni edhe për familjet e tyre.

“Të rrimë sa më pak në lokale, të pimë kafen dhe të ikim. Të rrish 4 orë në lokale mua nuk më duhet normale. Në opinionin tim duhet rishikuar edhe orari i lokaleve, sepse në opinionin tim lokalet dhe familja janë vatrat kryesore të përhapjes së infektimeve”, u shpreh Pipero.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments