Deklarata e Vuçiçit për luftë, Majko : Shqiptarët bëjnë atë që s’ia pret mendja Serbisë

Aktualitet

Ministri Pandeli Majko “nuk bën mbrapa” teksa komenton përsëri deklaratën e presidentit të Serbisë Aleksadër Vuçiç, i cili më herët tha se konflikti i dhunshëm me Kosovën është real dhe i ngrirë, i mundshëm kurdoherë nëse s’ka marrëveshje.

Mëngjesin e sotëm, Majko është shprehur se nëse fillon lufta, shqiptarët do të mbilizohen dhe do të bëjnë gjithçka që nuk e bënë në luftën e Kosovës.

“Nëse do të ketë një konflikt si në Nagorno-Karabakh, trupat serbe do të përballen me trupat e NATO-s. Dhe po bëri vaki që të ndodhë kjo histori që do të thotë ripërsëritje e luftës së Kosovës, po ju them që shqiptarët të organizuar dhe të paorganizuar, do të bëjnë një gjë që s’e kanë bërë as herën e kaluar. Dhe këtë Serbët duhet ta dinë shumë mirë. Kur shqiptarët fituan një luftë me NATO, pa pasur shtet, pa pasur ushtri, pa pasur strukturat shtetërore, imagjinoni se çfarë bëjnë duke e pasur Kosovën”, tha Majko në Abc Neës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?