Meta: ‘Populli i 2 marsit është aty, është shumëfishuar’

Politike

Presidenti Ilir Meta, i pyetur nga gazetarët për draftin e mazhorancës që i kufizon atij kompetencat, ka kërcënuar me popullin e 2 marsit. “Populli i 2 marsit aty është vetëm se është shumfishuar”, tha Meta.

Më tej, një mesazh kreu i shtetit e pati edhe për oligarkët, kur i bëri thirrje që të mos paguajnë para kot sepse pas 25 prillit do të zhgënjehen sepse “nuk do të ketë vazhdimësi të interesave klienteliste”.

“Nuk ka mbi Kushtetutën asgjë. Mbi Kushtetutën është vetëm populli. Populli i 2 marsit aty është vetëm se është shumfishuar. Të merren me pandeminë, i ftoj dhe këta oligarkët të mos paguajnë kot dhe për të gjitha ato që unë kam kthyer. Sepse do të zgënjehen. Nuk do të ketë vazhdimësi të këtyre interesave korruptive dhe klienteliste siç mund të ketë ndodhur në të kaluarën.

25 prilli do të jetë një referndum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligrakik që do t’i kthejë qytetarët në qenie pa vlerë, të pafuqishëm, të pambrojtur, që të ndodhin ato ngjarje që edhe po ndodhin dhe i shikojmë përditë. Vetëm e vetëm që të fryhen si shushunja disa individë.  Këhstu që rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme. Kushtetuta mbi të gjitha. Mbi Kushtetutën vetëm populli”, u shpreh Ilir Meta, President i Republikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *