Osman Mula: “Shoku Sillo”, roli për të cilin e kërcënuan Koço Devolen

Osman Mula vjen në një rrëfim për mikun e hershëm, Koço Devole, i ndarë nga jeta të dielën pas tri javësh në spital.

Ai kujton kohët e vështira dhe kërcënimet që pati marrë Koço Devole për një rol të vetëm që do të shkundte aparatin shtetëror.

“Ka qenë humbje për të gjithë. Roli i Sillos i solli shqetësime deri edhe kërcënime. Nuk ishte thjesht humor ishte sarkazëm dhe ai u kërcënua. Dikur për të kishte një letër që e shihnin me shfaqje të huaja. Letra si kjo të shoqërojnë gjithë jetën”, tha Osman Mula për News 24 dhe Balkanweb.

Si mik i hershëm ai kujton se ai ishte i veçantë dhe e kuptoi herët që duhet të ndiqte modele të reja por kjo i kushtoi.

“Ai ka sjellë në realizmin në film. Një peng mund të ishte fakti që ka 10 vite larg filmit. Koço ishte i veçantë dhe nga ana njerëzore. Nuk bënte pazare me punën e tij dhe as me artin. Nuk ishte me partitë, sidomos me një parti që ishte në pushtet sepse po të ishe me partitë, nuk mund të bëje më humor”.

Osman Mula ka punuar me Devolen në RTSH në vitet 1970-1980.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments