VIDEO/ Policia rrethon Monika Kryemadhin për maskën…

Aktualitet Politike

Monika Kryemadhi, ka pasur një incident në Durrës, teksa është përballur me Policinë, në kohën kur ajo ishte në një takim me banorët e prekur nga tërmeti.

Një shef policie me një grup që e shoqëronte, iu drejtua Kryemadhit për ta gjobitur për mosmbajtjen e maskës dhe i kërkoi emrin e prindërve për të plotësuar fletën e gjobës.

Kryemadhi vazhdoi të mbrojë me forcë të drejtat e banorëve për banesat e tyre dhe i tha policit se në 25 prill, shqiptarët do të gjobisnin Edi Ramën.

Ndërkohë, polici vazhdonte të pyeste dhe të shkruante: Emrin e babës? Emrin e nënës?

Njjë nga anëtaret e LSI ia dha të dhënat policit, duke thënë emrat që kërkonte: Ramazan, Fatime…T’i them unë.

Kryemadhi në fund e firmosi gjobën me qetësi dhe la dhe këtë shënim pa ngurruar mbi fletën e shefit të Policisë: “Do t’ia çjerrim maskën Edi Ramës më 25 prill për vjedhje”, shkroi kryetarja e LSI-së mbi të dhe vazhdoi takimin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?