Hashim Thaçi jep dorëheqjen si president i Kosovës.

Aktualitet Rajoni

Vendimi është marrë pas konfirmimit të akt akuzës nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.

‘Unë nuk do të lejoj që në gjyq të shkojë presidenti i Kosovës, prandja unë jap dorëheqjen nga pozicioni që kam’, tha Thaçi.

Pjesë nga fjalimi i Hashim Thaçit:

Për përpjekjet tona për liri pavarësi dhe shtetndërtim.

Do të bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe jam në dispozicion të drejtësisë.

Besoj në të vërtetën dhe të ardhmen e shoqërisë tonë.

Sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëj thirrje të mos e humbisni shpresën dhe durimin.

Sot më shumë se kurrë ju ftoj të reflektoju se sa shumë kemi fituar si komb në këto tri dekada. Kemi fituar lirinë dhe pavarësinë.

Aktakuza kundër meje, është çmim i vogël i radhës që kërkohet ta paguajmë për lirinë e vendit tonë.

Shumë lehtë kam mundur të mos jem fare në këtë botë sikur shumë bashkëkombës tanë.

Jam krenarë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare me aleatët tanë, që kemi luftuar regjimin gjenociadial të Millosheviçit që kemi fituar lirën.

Kosova ka qenë viktima dhe Serbia agresori.

Kjo është mundësi e re dhe duhet ta shfrytëzojmë si avantazh, dhe kjo mund të arrihet duke bashkëpunuar me bashkësinë ndërkombëtare.

Ju lus për maturi, qetësi dhe unitet e bashkim , të qëndrojmë të bashkuar.

Kosova është histori e suksesit, e suksesit qytetarë.

Nuk do të lejoj që para Gjykatës Speciale të dal presidenti i Kosovës. Unë sot jam dorëheqje nga presidenti.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/829148217898318/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?