Venecia/ Balla: E mirëpresim opinionin e tyre, por do adresohet pas 25 prillit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ka thënë sot në një deklaratë për mediat, se opinionet e Komisionit të Venecias, janë gjithmonë të mirëpritura në Kuvend, por në lidhje me ato për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Balla tha se do të adresohen pas 25 prillit, pasi koha nuk pret.

Ndër të tjera ai tha se Meta nuk ka për qëllim që të rregullojë ligjishmërinë e Kodit, por do që të pengojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Balla: Është e papranueshme dhe duhet refuzuar përpjekja e Ilir  Metës për ta futur vendin në një spirale dhe aventurë të rrezikshme kur kanë mbetur dhe pak ditë nga zgjedhjet. Meta në asnjë moment me këtë dekret nuk ka pasur qëllim të rregullojë ligjin, por ka qenë sabotimi dhe dëshira për të penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve të 25 prillit. Për shumicën në këtë Kuvend Komisioni i Vencias është i mirëpritur për të dhënë një opinion të pjekur. Ai opinion do të diskutohet nga të gjitha forcat politike, por do të mbetet për t’u adresuar përtej 25 prillit. Nuk kemi kohë për të humbur dhe për të hyrë në një aventurë. Siç e dini implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet. Duke qenë se ne tani kemi një kod zgjedhor ku qytetarët shqiptarë do të votojnë dhe për kandidatët, kjo është një kohë e volitshme, e shkurtët që të përgatitet procesi zgjedhor. Pas publikimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në Fletoren Zyrtare, Kodi Zgjedhor është tashmë i pandryshueshëm.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments