Rama nuk pyet as per Venecian: Parlamenti nuk pret asnjë sekondë

Kryeministri Rama, i prerë, ka thënë se mazhoranca dhe vendi nuk do të humbin asnjë sekondë kohë sepse zgjedhjet e 25 prillit janë në prag dhe ata nuk do të futen në spiralen e “ekstremistit” Ilir Meta.

“Unë e kam sqaruar dhe komisionerin në bisedën që kemi pasur. Parlamenti nuk do presë asnjë sekondë se kemi zgjedhje në 25 prill dhe nuk do hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta, i cili nuk ka qëllim të përmirësojë kodin zgjedhor, por të sabotojë nga poziticioni i tij ekstremist anti shumicë këtë proces. Komisioni i Venecias është patjetër i mirëpritur të sjell kur të pjekë opinionin e vet, të cilin do ta diskutojmë me të gjitha forcat politike. Nuk kemi kohë për të humbur, e përsëris”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se strukturat e reja të administrimit zgjedhor kanë nisur punën dhe kanë nevojë të kenë të shkruar dhe ligjin.

“Strukturat e reja të administrimt zgjedhor kanë nisur punën dhe kanë nevojë të kenë të shkruar e zeza mbi të bardhë ligjin zgjedhor dhe impementimi zgjedhor kërkon kohën e vetë. Mos të harrojmë që është marrë një angazhim dhe për identifikimin biometrik. Koha është jashtëzakonisht e ngushtë, për të mos thënë e pamundur por ne nuk kemi asnjë arsye që të mos e refuzojmë në sekondën e parë që kalon afati i procedurës, Ilir Metën me gjithë këtë përpjekje që është tanimë një përpjekje botërisht e identifikuar si përpjekja e një lideri alternativ i një opozite të copëtuar dhe lideri absolut i një partie të degraduar”, tha Rama

Kujtojmë se, dje Presidenti Ilir Meta deklaroi se i kishte dërguar Komisionit të Venecias draftin me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Menjëherë erdhi reagimi i Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili tha se të gjitha palët duhet të prisnin tashmë Venecian për të shmangur votimin e njëanshëm të ndryshimeve.

Mirëpo, kryeministri Rama dje në reagimin e tij i bëri të qartë Metës dhe vetë komisionerit se opinioni i Venecias është i mirëpritur, por sipas tij koha deri në zgjedhje nuk priste. Edhe sot, po ashtu Rama theksoi se Parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments