Kodi Zgjedhor/ Vasili: Rama rrangallë politike (VIDEO)

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili në një dalje mediatike ka lëshuar akuza të rënda ndaj kreut të qeverisë Edi Rama pas refuzimit të thirrjeve të BE për te pritur opinionin e Komisikonit të Venecias për Kodin Zgjedhor.

“Është shumë e qartë që këtë rrangallë politike si Edi Rama kurrkush nuk e voton dhe Edi Rama shkon me iluzionin se duke bërë truke e marifete do të arrijë ndonjë diçka të vogël. Absolutisht nuk do të arrijë asgjë”, shprehete Vasili.

“Kjo rrangallë politike që kemi si kryeministër gjallon mbi plehra, riciklon plehra dhe sigurisht duke pasur këtë afeksion për plehrat dhe fundin do ta ketë në plehra:, vijon ai në deklaratën e tij.

deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Edi Rama u shfaq sërish si një refuzues dhe një armik i integrimit europian pasi ai u shpreh se nuk do ta dëgjojë Europën përsa i takon zgjedhjeve dhe atij i intereson vetëm e vetëm çështja e mbajtjes së pushtetit me çdo kusht e çdo mjet sepse çdo orë pushtet për të është orë parash të vjedhura dhe për këtë është gati të izolojë vendin.

Europa ishte shumë e qarte, Komisioneri për zgjerimin ishte shumë i qartë: “Prisni Venecian”. Pra merrni opinionin e Venecias, opinionin më të kualifikuar për të pasur siguri absolute që ligji zgjedhor është në përputhje me Kushtetutën dhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare që sigurojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pse refuzon Edi Rama? Pse kishte tmerr dhe nuk lejoi që të merrej opinioni i OHDIR? Pse nuk pret dhe nuk do sot që të merret opinioni i Komisionit të Venecias pasi realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është fundi i sigurt i tij.

Këtë e thotë me zë të lartë. Është shumë e qartë që këtë rrangallë politike si Edi Rama kurrkush nuk e voton dhe Edi Rama shkon me iluzionin se duke bërë truke e marifete do të arrijë ndonjë diçka të vogël. Absolutisht nuk do të arrijë asgjë.

Kjo rrangallë politike që kemi si kryeministër gjallon mbi plehra, riciklon plehra dhe sigurisht duke pasur këtë afeksion për plehrat dhe fundin do ta ketë në plehra

Kjo rrangallë politike që kemi si Kryeministër, drejton për fat të keq rilindjen, një formacion politik të degjeneruar, tërësisht të degjeneruar e cila ka vetëm një detyrë, të reciklojë të gjitha jashtë shqitjet e krimit dhe këto jashtë qitjet e krimit ti mbajë në parlament siç i keni parë me tufa, janë përzënë nga parlamenti dhe ndodhen në parlament. Jashtë qitjet e bashkisë të cilat tashmë kanë mbetur edhe bosh sepse janë përzënë që aty sepse u zunë me presh në dorë. Ky rrangallë vazhdon të riciklojë pafund drejtorë që hynë nëpër burgje deri në Vlorë nga ku është i zgjedhur. Ka ndryshuar 15 drejtorë hipoteke që deri sa të gjejë kusarin ekselent që rrëmben e vjedh tokat e bregdetit. Atje ku është zgjedhur deputet, krye rrangalla, Kryeministri i vendit ndërron 15 drejtorë sepse duhet gjetur krye hajduti që të vjedhë pronat. Kjo rrangallë politike që drejton këtë ngrehinë të degjeneruar siç është rilindja e ka kthyer atë në landifillin e kriminelëve dhe të të kriminalizuarve. Sigurisht që Europa dhe rrangalla e kriminelëve nuk mund të jetojnë bashkë ndaj e refuzon Europën, ndaj ka ëndërr të vetëm që të izolojë shqiptarët, një ëndërr e marrë sepse shqiptarët nuk i izolon dot njeri. Shqiptarët e kanë zgjedhur drejtimin e tyre Europën, perëndimin. Ky ëndërron që shqiptarëve tu vendosen vizat dhe mos dalin më jashtë shtetit, ky ëndërron që shqiptarët të varfërohen siç po varfërohen sepse ai adhuron tollonin e partisë së punës, ku njerëzit nuk mbushin dot as barkun me bukë sepse sadizmi i kësaj rrangalle politike, jeton dhe zhvillohet vetëm dhe vetëm mbi sadizmin për të parë shqiptarët që të vuajnë dhe për ti bërë ata të ikin nga Shqipëria, që Shqipëria të shpopullohet dhe shkretohet, për ta rimbushur atë me skllevër të rinj modernë të cilët punojnë, nuk kërkojnë para, nuk kanë gojë dhe mbi të gjitha nuk kanë votë, vota është tmerri dhe fundi i tij.

Është fare i qartë për të gjithë që asnjë njeri nuk i ndal dot zgjedhjet, asnjeri nuk i ndal dot këto të fundit. Ne këtu të gjithë së bashku, po nga kjo seli e kësaj partie të lindur me kredon e integrimit, kemi bërë dhe bëjmë gjithçka për integrimin, ndaj dhe dhamë kontribut të jashtëzakonshëm për këshillin politik në marrëveshjen e 5 qershorit që krijonte standarde bazike për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. 5 qershori që u përshëndet nga të gjithë bota.  Ajo që merr vendime për Shqipërinë. Bota që vendos ta integrojë Shqipërinë apo mos ta integrojë. Nga SHBA, nga gjithë miqtë dhe partnerët më të mirë, miq të Shqipërisë. Sigurisht janë të gëzuar dhe nuk do ta donin 5 qershori n që të miratohej, vetëm armiqtë e Shqipërisë. Ndërsa ndryshimet Kushtetuese të këtij rrangalle politike dhe të degjeneruarve të tij në Parlament , 30 korrikun e tyre dhe këto ndryshime askush nuk i përshëndet. Por i thonë stop ndal , pyet Venecian, pyet të tjerët. Mos u përpiq më kot të kesh iluzione se do shkatërrosh zgjedhjet . Nuk u bën dot gjë vullnetit të shqiptarëve për të votuar në 25 prill. Ky verdikt është i pakthyeshëm. Shqiptarët e kanë shumë të lehtë këtë 25 prill si asnjëherë më parë.

Pasi u duhet të zgjedhin lirinë, që kanë në dorën e tyre ta fitojnë me 25 prillin, apo izolimin  e rrangallës politike. Të zgjedhim punë dhe begati apo mizerjen dhe largimin nga Shqipëria. Mijëra familje zgjedhin t’i kenë  fëmijët , të rinjtë e të rejat në shtëpinë e tyre, apo t’i kenë rrugëve të Europës , botës, kudo, mes pasigurisë, në varfëri, të përbuzur e të mënjanuar. Do të kenë një qeveri që prodhon për ta zgjidhje, punësim të ndershëm apo një qeveri që shet, blen, ha dhe grabit plehrat, e cila bën mbledhje në fusha plehrash, përfaqëson plehrat dhe riciklon plehrat, kriminale dhe jo kriminale. Ndaj kjo zgjedhje është kaq e lehtë këtë herë sa që dhe  rrangalla politike e di që shqiptarët e kanë shumë të lehtë dhe mbi 90 e ca përqind e tyre nuk duan më kurrë izolim, nuk duan më kurrë tollon, nuk duan më kurrë poshtërim, nuk duan skamje. Janë ndarë me këto në vitin ’90 dhe jo ky rrangallë, po kurrkush që do ta kishte dhe do ta shikonte në ëndërr nuk do ta shikonte dot. Megjithatë ne i bëjmë thirrje edhe njëherë për hir të vendit, jo për hir të fatit të tij, se fati i tij është i paracaktuar dhe nuk e shpëton dot njeri, por ke orë, je mësuar të kthehesh dhe në minutën e fundit nga frikërat se ti me logjikë nuk bën asgjë. Në emër të së mirës së shqiptarëve, të mos pengimit të ecjes përpara, sepse zgjedhjet janë kusht i panegociueshëm për hapjen e negociatave. Ti zotëri që ndave dekorata teneqera e ngazëlleve për integrimin, e morën vësh që të gjithë që ishte hipokrizi, ishte demagogji, ishte mashtrim. Ja ku është prova e integrimit. Ktheu mbrapsht nga ky ligj i tillë, jo se tremb opozitën, por i bën keq të ardhmes së vendit. Ktheu mbrapsht për të mirën e vendit, sepse çdo hap më tej e rëndon ën mënyrë aq të frikshme fundin tënd rrangallë politike, sa nuk do të bëjnë derman as paratë dhe milionat e plehrave, ku ti do që të përfundosh në mënyrë të pashmangshme, faleminderit të gjithëve!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments