Basha: Tom Doshi është kryemafia e ilaçeve në Shqipëri

 Lulzim Basha ka lëshuar akuza të rënda sot ndaj deputetit të Edi Ramës, Tom Doshi.

Ai deklaroi se Doshi është kryemafia e ilaçeve në Shqipëri.

Sipas Bashës, e gjithë politika shëndetësorë rrotullohet ndaj Doshit.

Z. Basha, kur folët situatën e COVID ju iu referuan Mafies së ilaçeve, që sipas jush, ka uzurpuar tregun e shitjes së antibiotikëve. Por në fakt gjatë këtyre ditëve ju keni folur për mafien e plehrave dhe keni bërë publik emra. Keni ngritur akuza duke ngritur nga kryeministri deri tek kryebashkiaku Veliaj. A do të ishte më e udhës që të tregonit se kush qëndron pas kësaj Mafies së ilaçeve?

Lulëzim Basha: Emrat e Mafies së ilaçeve?! Po pse, ka njeri në Shqipëri se nuk e di kush është Mafia e ilaçeve?! I pari është Tom Doshi! E gjithë politika shëndetësore vërtitet rreth Tom Doshit. Ata hoqën kompanitë perëndimore për ti hapur rrugë ilaçeve false, ilaçeve me principal aktiv të dyshueshëm dhe i pari dhe kryesori, strumbullari është Tom Doshi.

Nuk është i vetëm, ka të paktën dhe një duzinë të tjerë që vërtiten rreth tij, nuk ua di emrat po e sigurtë është që me planin tonë për shëndetësinë është e sigurtë që nuk do të ketë më hapësirë për mafien e ilaçeve.

Shqiptarët nuk do të blejnë më ilaçet që nuk janë ilaçe që i pinë dhe nuk kanë efekt dhe ministria e Shëndetësisë do të jetë një nga shënjestrat e para të antikorrupsionit me themel që nga dita kur përzunë kompanitë perëndimore deri ditën kur të largohen me turp si qeveria më e babëzitur që zhvati paratë e shqiptarëve.

© SYRI.net

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments