Nënkryetari i ‘Agimit të Artë’ në arrati, policia greke: Mund të jetë arratisur në Shqipëri

Policia greke ka kërkuar ndihmën e Interpolit për hetimin e të arratisurit Christos Papa.

Kërkesa vjen pasi policia greke dyshon se Christos Pappas mund të jetë arratisur drejt Shqipërisë.

Mediat e greke bëjnë me dije se avokati i tij këmbëngul se ai nuk është arratisur dhe se herën e fundit që ka kontaktuar ka qenë më 7 tetor, 19 ditë më parë.

Mësohet se policia ka kërkuar në çdo vend për të bërë të mundur arrestimin e nënkryetarit të Agimit të Artë.

Kujtojmë që rreth tre javë më parë ‘Agimi i Artë’ në Greqi është shpallur si një organizatë kriminale dhe se prokuroria ka ka kërkuar për anëtarët e kësaj partie burgim të përjetëshëm dhe për disa 13 vite burg.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments