Futbollisti armen i shkruan letër Putin,Trump dhe Macron: Ndaloni këtë luftë!

Henrikh Mkhitarian harron futbollin për pak kohë dhe kthehet të flasë për përplasjet midis Arminsë dhe Azerbjaxhanit. Futbollisti që aktivizohet me Romën, ka botuar në rrjetet sociale letrën e hapur drejtuar krerëve të SHBA-së,Francës dhe Rusisë: Donald Trump,Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron.

“Unë jam një sportist profesionist që përfaqësoj me krenari Armeninë në të gjithë botën dhe sot e shkruaj këtë letër me shumë shqetësim. Ndërsa bota dëshmon një luftë tragjike në Qarabag, më lejoni të shpreh shqetësimin e thellë që vendi është në rrezik të madh”, shkruan futbollisti armen.E gjithë kjo mund të përkufizohet vetëm si një krim lufte dhe situata aktuale është në prag të katastrofës humanitare.

Letra e futbollistit armen

Përveç kësaj, e gjithë kjo ndodh me ndërhyrjen e luftëtarëve të huaj dhe pranë kufijve të Konfederatës Ruse dhe Bashkimit Evropian, një fakt që përbën gjithashtu një kërcënim të drejtëpërdrejtë për vendet tuaja”, lexohet në letrën e shkruar nga futbollist. “Ne kemi mbetur vetëm në betejën tonë kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Si një aleat historik i Armenisë, ndërhyrja juaj për të ndaluar këtë luftë shkatërruese ka një rëndësi jetike. Të rinjtë tanë vdesin në front ose janë me aftësi të kufizuara në mënyrë të pakthyeshme, në vend që të kenë mundësinë të marrin pjesë në ndërtimin e së ardhmes së vendit. Nga thellësia e zemrës timë ju kërkoj të bëni gjithçka që keni në fuqinë tuaj për të ndalur këtë tragjedi dhe për t’i kthyer palët përsëri në negociata paqësore”, përfundon Mkhitaryan.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments