Basha në Laç, takim me qytetarët: Është kriminale që ju vuani për bukën e gojës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka shkuar sot në qytetin e Kurbinit dhe ka nisur atje takimet me biznesmenë dhe qytetarë për t’u prezantuar atyre, Planin e Rimëkëmbjes së propozuar nga PD-ja për të ndihmuar qytetarët këto 6 muaj të përballojnë pasojat e krizës. 

“Sot ne kemi vetëm fjalën, ngremë zërin, kurse nesër të jeni i sigurtë se do të bëjmë shumë gjëra”, premtoi ai.

Kryetari i PD-së, ka dëgjuar së pari, shqetësimin e një bujku, që tregoi se ai prodhonte vetëm sa për familjen, jo për treg, sepse nuk e përballonte dot, duke filluar që nga mekanika.

“Për bujqësinë ne kemi një plan, – sqaroi Basha, –  që plotëson nevojat tuaja dhe në të së pari është subvencioni, siç vepron Kosova dhe më tej,  heqjen e “taksës Rama” mbi naftën. Këto sot janë plan, nesër do të jenë realitet. Na pret një betejë përpara, që nuk do të jetë e lehtë. Sot ne kemi fjalën, nesër do të marrim vendimet tona sa ta largojmë këtë të keqe”.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments