Paloka paralajmëron gjoja-opozitën: S’do të zhdukeni dot pa mbajtur përgjegjësi

Aktualitet Politike

Nënkryetari i PD-së, i ka dërguar një mesazh të fortë, deputetëve të së ashtuquajturës opozitë në parlament e që po marrin pjesë sot në votimin e Kodit Zgjedhor,  se duhet ta kenë parasysh se do të mbajnë përgjegjësi për aktin e rëndë që po kryejnë. Në mesazhin e tij në Fb, Paloka iu drejtohet atyre me këto fjalë të ashpra:

“Jam marrë me Ramën deri tani dhe me të drejtë, ai është e keqja e këtij vendi. Po mos të mendojë asnjë nga ata që kanë hyrë në atë Parlament me votat e opozitës, se nesër do të harrohen!

Ata, duke shkelur mbi besimin dhe interesat jetike të shqiptarëve, po mbajnë me frymëmarrje artificiale qenien më të urryer, të keqen më të madhe që iu ka rënë shqiptarëve! Po të jenë të bindur që nuk do të kenë mundësinë të zhduken nesër si hije, pa mbajtur përgjegjësi…

25 prilli nuk është larg! Ndëshkim do të ketë dhe për shërbëtorët!”, ka theksuar me forcë Paloka.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?