Skandal: Operacion në Gjendjen Civile për të penguar votuesit, po shpërndahen në qytete të ndryshme

Partia Demokratike ka denoncuar sot një operacion masiv manipulimi të zgjedhjeve nga qeveria, i cili ka nisur në Gjendjet Civile duke transferuar pa asnjë arsye, deri edhe familjarë të të njëjtit trung, në njesitë tjera administrative apo edhe qytete.

Enkelejd Alibeaj nga selia e PD-së deklaroi se ”afrimi i datës së zgjedhjeve ka shtuar përpjekjet e dëshpëruara të Ramës për të manipuluar vullnetin e qytetarëve.

Për dy ditë me radhë emisioni investigativ Boom ka sjellë prova të kundërshtueshme se qeveria ka nisur operacionin për të penguar qytetarët të votojnë, duke ndryshuar vendbanimin e tyre, pa kërkesë të qytetarëve.

Kjo është nëj shkelje e hapur e ligjit për Gjendjen Civile, e Kushtetutës, e së drejtës për të votuar dhe përgjegjës direkt për veprime konkrete janë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe çdo nëpunës nga ata që kanë urdhëruar të shkelen ligji dhe që janë përfshirë në këtë operacion masiv manipulimi.

Familje të tëra që për shumë vjet kanë qenë të regjistruara në një njësi të caktuar, zhvendosen në njësi administrative të tjera apo siç tregojnë dëshmitë, deri edhe në qytete të tjera.

Madje, pjesëtarë të të njëjtit trung familjar shpërndahen duke i vendosur në qytete të ndryshme larg nga njeri tjetri pa kurrfarë shkaku apo arsye. “

© SYRI.net

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments