Aktualitet

Yuri Kim mesazh të fortë politikës shqiptare: Ata që nënshkruan 5 qershorin, të mos devijojnë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, kërkon nga palët politikë të përfshira në nënshkrimin e marrëveshjes së “5 qershorit” që t’i qendrojnë dhe të mos devijojnë.

Sipas Kim, përveçse një çështje politike, kjo është një çështje nderi. Kim thotë i kujton klasës politike se firma e saj nuk ndodhet mbi atë marrëveshje, por megjithatë është një marrëveshje e mbështetur nga ambasada e SHBA.

Ndër të tjera, Kim nga Himara përgëzoi opozitën për pjesmarrjen e saj dhe propozimin e draftit për miratimin e Kodit të Ri Zgjedhor.

“Në qershor Kuvendi miratoi një ligj që nuk është perferkt por do të shpjerë në drejtimin e duhur. Jam shumë e kënaqur që opozita jashtë parlamentit ka marrë përgjegjësitë e saj për të përfaqësuar popullin. E kma thënë edhe para disa ditësh që opozita të jetë e angazhuar dhe të gjitha palët të sjellë propozime që janë reale. Kam kuptuar që sot opozita ka bërë një propozim dhe jam e lumtur që PS ka thënë se do ta marrë këtë kundërpropozim dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë. Kjo është ajo që duhet të presim nga një vend që është anëtar i NATO-s, aspiron BE-në dhe kryeson OSBE-në. 5 qershorit arriti një marrëveshje transparente dhe çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi. Nëse palët bien dakord për çështje të tjera përtej 5 qershorit ne do ta mbështesim”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?