AktualitetPolitike

Pukë/ Tatimet “mësyjnë” drejt biznesit, reagon kryeopozitari Ringaj: Zullumqarët e këtij shteti të falimentuar, nuk njohin asnjë limit!

Biznesi i vogël pukjan është në ditët e tij më të vështira, ku përveç pasojave të pandemisë së Covid-19, ditët e fundit i duhet të përballet dhe me mësymjen e lukunisë së tatimorëve, që pa marrë parasysh asnjë rrethanë objektive të situatës, shfaqen me kontrolle të befta duke ushtruar dhunshëm “kompetencat” e tyre, thua se Puka është oazi i mbushjes së arkave të tyre.

Denoncimi ka ardhur përmes kreut të degës lokale të PD, Ferit Ringaj, i cili përmes një statusi në profilin e tij facebook, ka pohuar se “tatimet janë shfaqur aty me egërsinë më të madhe duke e goditur këtë biznes, që mezi ia del të mbijetojë”.

“Zullumqarët e këtij shteti të falimentuar tashmë nuk njohin asnjë limit, presioni për ryshfet në shuma konkrete janë kryefjalë e kësaj bande “rilindase”, do të nënvizonte kryeopozitari pukjan, i cili teksa thekson sjelljen prej bande të strukturave tatimore, u ka kujtuar atyre se nuk do i shpëtojnë ndërshkimit me votë të lirë të qytetarëve shqiptarë, që mezi presin të shporrin jo vetëm bandën e tyre prej taksidarësh-zullumqarë, por edhe sektin e “rilindjes”, nga e cila marrin ushqimin këta monstra të pashpirt.

Nuk njohin asnjë limit në pashpirtësinë e tyre, janë të zhytur në mëkatet e pellgut të “rilindjes” që ushqen prej 7 vitesh vemje dhe parazitë të tillë, të molepsur me veset e ryshfetit, grabitjes dhe shantazhit, ndaj dhe 25 prilli do të jetë dita e shpagimit të qytetarëve.

Këtij shteti të falimentuar, tashmë nuk i ka mbetur asgjë, përveçse të presë ditën kur do të përballet me gjykimin popullor, i cili do të marrë hak për bëmat dhe zullumet që ka përjetuar në kurriz të tij gjatë këtyre 7 viteve të Edi Ramës, si qeverisja më antishqiptare dhe më antisociale.

Në fund të publikimit të tij, Ringaj ka adresuar mesazhin e fitores tek të gjithë bzinesi vendas, duke i garantuar se, zgjidhja është programi i PD-së, me kryeministër të ardhshëm z.Lulzim Basha.

Që me ardhjen e tij në krye të degës lokale të PD Pukë, kreu i saj Ferit Ringaj, është angazhuar në opozitbërjen frontale, duke denoncuar në dhjetëra reagime të tij, aspektet e ndryshme të keqqeverisjes lokale dhe qendrore, si dhe është vënë në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe kategorive të ndryshme sociale, ndaj të cilave janë ushtruar në mënyrë konstante padrejtësi të shumta që lidhen qoftë me zbatimin e politikave, qoftë me trajtimin arbritrar dhe shantazhues të tyre. (S. Gj/InfoPressAlbania)

Denocimi i plotë i kreut të PD, Pukë Ferit Ringaj:

Tatimet “mësyjnë” me egërsinë më të madhe për të goditur biznesin pukjan që mbijeton me shumë vështirësi.

Zullumqarët e këtij shteti të falimentuar tashmë nuk njohin asnjë limit, presioni për ryshfet në shuma konkrete janë kryefjalë e kësaj bande “rilindase”.

Asgjë nuk do i shpëtojë këta taksidarë-zullumqarë nga ndërshkimi ligjor e bandën e “Rilindjes” nga ndërshkimi popullor me votë të lirë.

Zgjidhja është programi i PD-së për biznesin me kryeministër të ardhshëm z.Lulzim Basha.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?