Elisa Spiropali kërcënon në telefon ish-kryetarin e Partisë Socialiste…

Një status i kthyer viral i Edip Shirokës, ish-kryetarit të Partisë Socialiste, kur Elisa Spiropali, sot ministre në kabinetin Rama, ishte aktiviste, ka sjellë një akuzë për kërcënim nga Shiroka për ministren. Në një status në Facebook, Shiroka, kujtoi kohën kur Spiropali ishte një aktiviste e partisë dhe sipas tij, ka qenë e paveshur, e pangrënë dhe e papirë. E sipas tij, ministrja e sotme, i thoshte asaj kohe: Do kemi përsëri peshkë për darkë si në drekë”.

POSTIMI I PARË I EDIP SHIROKËS: 

Ky postim, u kthye viral dhe shumë media dhe portale online zgjodhën ta raportonin, e kjo sipas Shirokës, ka bërë që vetë Spiropali ta kontaktojë. Në një status të dytë në Facebook, ai ka postuar një “screenshot”, (fotografi e telefonit), ku shihet një telefonatë hyrëse nga numri 0694000342, që është prezantuar si Elisa Spiropali dhe e ka kërcënuar.

STATUSI I DYTË I EDIP SHIROKËS:

S’kishte si të ndodhte ndryshe, ky numër më mori në tel dhe më kërcënoi, u prezantua si Elisa, foli fjal të padenja për një femër, gjithsesi ja lë në dorë operatorit telefonik të konservojë biseden, se edhe nëse nuk e bën operatori, aplikacionet e ndryshme në cel e bëjnë të mundur një gjë të tillë.Ditët në vijim do shohim estradë.

Dosja.al verifikoi përmes aplikacionit “truecaller”, se numri i publikuar është vërtet i ministres, por redaksia nuk merr përsipër vërtetësinë e deklaratës së Shirokës, se është kërcënuar nga ky numër telefoni. Dosja.al po kontakton me personazhet për të sqaruar deklaratat.

(F.g./dosja.al)

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments