Veliaj krahason Tiranën me “Las Vegasin”: Kazinotë do të sjellin turistë

Rikthimi i kazinove pas dy vitesh është komentuar edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në një intervistë për “ABCNews”, Veliaj u shpreh se rikthimi i tyre mund të përdorej për ta bërë kryeqytetin atraksion turistik.

Në fjalën e tij, Veliaj hoqi një paralele me Las Vegasin, duke u shprehur se arsyeja pse është kthyer në pikë referime për turizëm nuk është natyra por jeta e natës dhe lojrat e fatit.

Nuk shoh devijim nga fushata për të ndaluar pikat e basteve poshtë cdo pallati dhe shkalle dhe merrnin kursimet modeste të familjeve. Një nga arsyet pse njerëzit shkojnë në Las Vegas, nuk është peizazhi, por kazinotë. Nuk shkojnë në Las Vegas për shkretëtirën se rërë ka kudo, por shkojnë për kazinotë. nëse ka një komunitet që nuk futet në lagje, por qendër të Tiranës, janë të huajt, që janë gati shpenzojnë,”-u shpreh Veliaj.

Në vendimin që është botuar në Fletoren Zyrtare lejohet vendosja për zhvillimin e lojërave të fatit, të kategorisë kazino. Në dy pjesë të ndara, qeveria ka publikuar edhe hartën se ku lejohet zhvillimi i aktivitetit kazino. Pavarësisht se qeveria Rama u zotua për nxjerrjen jashtë zonave urbane të kazinove, vetëm në resortet me 5 yje, tashmë vetë socialistët po e zhbëjnë ligjin e miratuar në vitin 2018.

Në këto dy vendime ka një sërë specifikash për ushtrimin e aktivitetit, ku theksohet eksperienca në këtë fushë, një kapital më shumë se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments