65 mësues të infektuar brenda 1 jave mësimi

Një javë pas nisjes së vitit të ri shkollor dhe rikthimit të nxënësve në shkolla, të paktën 65 mësues janë infektuar me Covid-19.

Numri i mësuesve pritet të jetë më i lartë, pasi në shumë shkolla ende nuk kanë dalë rezultatet e mësuesve të testuar pas zbulimeve të rasteve të para.

Sipas informacioneve të deritanishme, janë infektuar:

5 mësues në Bulqizë,

8 mësues në Berat,

4 mësues në Poliçan,

12 mësues të infektuar në Ersekë,

9 mësues, edukatorë dhe sanitarë të infektuar në Sarandë,

3 mësues dhe edukatorë të infektuar në Delvinë,

2 mësuese në Vlorë,

Të paktën 10 mësues të infektuar në shkollën ‘Jeronim De Rada’ në Tiranë,

Të paktën 5 mësuar të infektuar në shkollën ‘Petro Nini Luarasi’ në Tiranë,

Të paktën 3 mësues të infektuar në shkollën ‘Ismail Qemali’ në Tiranë,

1 mësuese në Gjirokastër,

1 mësues në shkollën 17 shkurti në Tiranë,

2 mësues në  institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë në Tiranë .

Ndërkohë Ministria e Arsimit nuk ka bërë asnjë deklaratë për situatën e infektimeve në shkolla.

Përpara fillimit të vitit shkollor, ministria publikoi udhëzimet për zhvillimin e mësimit në shkolla, por siç Exit News ka sqaruar më parë, udhëzimi kishte mangësi dhe nuk garantonte respektimin e masave bazike kufizuese për përhapjen e Covid-19 si ruajtja e distancës sociale dhe e higjienës personale.

Edhe opozita kritikoi planin e qeverisë për nisjen e mësimit dhe kërkoi testimin paraprak dhe të shpeshtë të të gjithë mësuesve, si mënyrë për të mos vënë në rrezik mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre.

Ministria e Arsimit nuk bëri asnjë koment apo reagim ndaj kritikave dhe sugjerimeve.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments