PS mbledh grupin parlamentar, ja çfarë do të diskutohet

Partia Socialiste do të mbledhë sot në 10:00 grupin e saj parlamentar për çështjet më të fundit politike.

Në mbledhjen që do të kryesohet nga Taulant Balla, do të ketë disa tema që do të diskutohen.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se përveç zgjedhjeve të 25 prillit, organizimit të fushatës dhe raportimeve javore nga drejtuesit politikë, prioritet mbetet reflektimi i ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

PS tashmë ka propozuar draftin e saj dhe ka premtuar me anë të përfaqësuesit të saj, Damian Gjiknurit që deri më 30 shtator kjo çështje do të përfundojë.

Po ashtu pritet edhe një datë e mundshme për Asamblenë e PS, prej të cilës do të dalë dhe Kryesia që do të jetë përgjegjëse e organizimit të zgjedhjeve.

Gjithashtu në 11:00 Komisioni i Ligjeve diskuton dekretin për kthim nga Meta të ligjit për pronat e paluajtshme.

(BalkanWeb)

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments