Mesazhi i fortë i Metës: Të bashkohemi kundër një bande oligarkësh. ‘O sot o kurrë’

Presidenti Meta i bën thirrje të gjithëve që të bashkohen kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari.

Sipas kreut të Shtetit, Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë! “O sot o kurrë”, shkruan Meta.

Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!

O SOT, O KURRË!”, shkruan Meta në Facebook.

Image
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments