Balla: Shpërthime ndodhin në çdo kryeqytet të botës

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kanë qenë bashkë në Elbasan në prezantimin e forcave ‘Shqiponja’.

Balla teka ka folur i ka dalë sërish në krah Lleshajt, duke lavdëruar punën që ka bërë që në ditën e parë të marrjes së detyrës si ministër.

“…hedh dikush një gurë në lumë dhe të gjithë të mençurit e tjerë duhet ta ndjekin. Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë.

Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit.

Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments