Rama publikon foton me Erdogan: Mik i çmuar

Kryeministri Rama publikon një foto të tijën me Presidentin turk Erdogan, dhe e konsideron atë një mik të çmuar.

Rama thotë se ka qendruar në rezidencën e Erdogan në Marmaris, ndërsa të dy shfaqen të qeshur e duke pirë çaj.

“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama dhe ndan foton e mëposhtme.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments