PD konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik, por ka dy kushte të panegociueshme

Partia Demokratike konfirmon pjesëmarrjen e saj sot në tryezën e Këshillit Politik, të thirrur nga Damian Gjiknuri, ndërsa vendos dy kushte të panegociueshme.

“Paprekshmëria e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes dhe listat e hapura 100%”, janë dy kushtet e PD, me qëllim që të të vazhdojë punën në Këshillin Politik me përfaqësuesin e mazhorancës dhe Rudina Hajdarin e Opozitës jashtëparlamentare.

Mbledhja është parashikuar të mbahet sot në orën 18.00.

“Vijimi i punës në Këshillin Politik duhet të kryhet në mirëbesim mes palëve, duke respektuar Marrëveshjet politike të nënshkruara më parë të 14 janarit dhe 5 qershorit, si dhe standartet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Nën këtë premisë konfirmojmë pjesëmarrjen në mbledhjen e radhës”, thuhet më tej

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments