Neymarin godet kundërshtarin në derbin e Francës ( VIDEO)

Ndeshja PSG-Marseille prodhoi tension aq sa gjyqtari u detyrua të nxirrte 17 kartona në të gjithë ndeshjen.Në pamjet filmike u pa që braziliani goditi me grusht pas koke kundërshtarin, me gjyqtarin që u ndihmua nga VAR për t’i treguar kartonin e kuq. Si shkaktarët kryesorë të kaosit të krijuar morën karton të kuq Kurzawa, Paredes e Neymar për PSG-në dhe Amavi e Benedetto për Marseillen. Në momentin kur po dilte nga fusha, Neymar iu afrua  kameras dhe u justifikua me këto fjalë:

“E godita, sepse është racist”. Neymar, në fakt, nuk u mjaftua me kaq. Ai reagoi pak më vonë edhe në rrjetet sociale, ku postoi mesazhin: “Keqardhja e vetme është që nuk e godita në fytyrë atë debil!”. Gjithçka nisi kur në minutën e 38-të futbollisti i PSG, Angel di Maria bëri një veprim të pahijshëm duke pështyrë Alvaro Gonzalez, por fatmirësisht pa e goditur. Mesfushori spanjoll mësohet se ka debatuar edhe me Neymarin, të cilit i është drejtuar me fjalët: “Mbylle gojën, majmun!” Pikërisht këto fjalë Neymari i mbajti “vëth në vesh” dhe gjeti rastin për të marrë hak me grushtin pas koke në momentin e zënkës masive mes futbollistëve të të dyja skuadrave, në kohën shtesë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments