Nga Skerdian Dhuli/ A bëhen dot Lleshi e Besa valvul shkarkimi ?

Shoqëria njerëzore e njeh gjithmonë servilin. Është ai rreshteri kokëtundës që kaherë vendos të vetëflijohet për atë që i duhet prijësit të tij.
Shoqëria jonë, që hallet i ka si maja e Everestit ndërsa kujtesën si peshku në fund të detit, mbase e ka harruar jetën 46 vjeçare kur prijësi kishte nevojë për vetëflijimin e rreshterëve të tij me qëllim përdorimin e këtyre si valvul shkarkimi të gjithë energjisë negative në formë urrejtje që akumulohej në popull.

E megjithatë, kujtesën e popullit e ngacmon këto ditë Edi Rama kur i zënë në cep të ringut në pritje të rrëzimit përtokë e për të humbur kështu betejën e ardhshme ka lëshuar dy nga rreshterët e tij për të paraprirë ikjen nga qeveria e me këtë rast bën sikur shkarkon urrejtjen e njerëzve.
Mirëpo tani është vonë.
Sepse prej 7 vitesh në pushtet Edi Rama nuk ka ministra po vetëm rreshterë që thonë “si urdhëron” çdo urdhëri që ai mënyrë haluçinante jep orë e çast e për pasojë edhe bërja kurban e tyre nuk i shërben qëllimit të tij për t’i përdorur si valvul shkarkimi të urrejtjes popullore ndaj qeverisë.

Lleshi në bindjen time absolute është kamikaz. Vrasës gjakftohtë. Kriminel i gatshëm të bëjë hatanë ndaj kujtdo që i del kundër prijësit të tij.
Besa nuk ka nevojë për koment. Ajo është thjeshtë tutkune e denjë për enciklopedi që brezat e ardhshëm të mesojnë sesi nuk duhet të jenë.
Por thënë këto, asnjëra nuk ka vlerë sepse veprimet e tyre janë kryer me urdhër të prijësit dhe këta thjeshtë kanë thënë “si urdhëron”.

Prandaj njerëzit kanë vetëm një urrejtje, Edi Ramën.
E për këtë, nuk ka Llesh, Bes, Belindë, Elisë e dreq e të bir që e shpëton Edi Ramën. Ai në cepin e ringut do rrëzohet për të mos u ringritur më.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments