Kreu i PD Pukë, Ringaj: Zullumqari, i zënë mat në babëzinë e tij, ka degraduar në shpifje e fyerje. Të daltë për hajër!

Pasi u sulmua me një fjalor rrugacërie si dhe u shantazhua përmes intimidimit me insinuata perverse nga kryebashkiaku Gjon Gjonaj, kreu i degës së PD, Pukë Ferit Ringaj, ka dalë sot me një deklaratë që vjen si një qëndrim i unifikuar i anëtarësisë dhe simpatizantëve të kësaj dege, ku ka sqaruar se pas pritjes 1 mujore për transparencë nga ana e bashkisë Pukë për kërkesat e opozitës lokale mbi investimet e kryera dhe procedurat klienteliste, ende vazhdojmë të jemi në errësirë informative, pasi duan të fshehin zullumet e bëra me tenderimet dhe fituesit e tyre të paracaktuar.


E stolisur me gjuhën e një politikani karriere që nuk bie në batakun e “kryebashkiakut pervers”, deklarata e kryetarit Ringaj, dëshmon profilin e tij qytetar, larg zhargonit rrugacëror dhe tipologjisë së urrjejtjes që karakterizon artikulimin publik të njeritu që me bëmat dhe shpirtin e tij katran, njihet si “Gjoni i Zi”.


Në qëndrimin politik të kreut të PD, Pukë, është sqaruar pikënisja e sulmit të paprecedentë të kryebashkiakut zullumqar, ushtruar përmes një statusi që daton datën 13.08.2020, është bërë një analiza e detajuar e rrethanave konfliktuale, duke nënvizuar kërkesën e vazhdueshme për transparencë ndaj përdorimit të fondeve publike si dhe të investimeve që kryhen.

Ringaj, e trajton këtë retorikë me maturi politike dhe kujdesje qytetare, duke i kujtuar kryebashkiakut Gjonaj, se “…mundohesh kot të më adresosh mua veset dhe defektet e karakterit tënd…”, pasi unë nuk do bie në batakun tënd, përkundrazi qytetarët më inkurajojnë vazhdimisht për të qenë vigjilent ndaj gjuhës mllefosëse dhe fjalorit prej batakciu që ofron stili yt i drejtimit të bashkisë.


Gjithashtu, kryetari Ringaj, me gjuhë shpotitëse, i ka adresuar kreyabashkiakut disa pyetje retorike, duke i nënkuptuar përgjigjet në “bëmat dhe gjëmat” e drejtimit 5 vjecar të bashkisë.


Në fund, kryeopozitari Ringaj, teksa i ka kujtuar “Gjonit të Zi” provokimin që ky i bën në mënyrë të vazhdueshme opozitës lokale dhe qëndrestarëve, e ka sfiduar duke e ftuar në “ringun”e betejave të ardhshme politike. Ringaj shton: Siç duket e ke “mizën nën kësulë” dhe po mat pulsin e opozitës. Të daltë për hajër! /InfoPressAlbania/

DEGRADIMI I ZULLUMQARIT

Në të gjithë aktivitetin tim në drejtim të Degës së PD-së Pukë, kam kërkuar transparencë për punën e institucioneve, kryesisht Bashkive Pukë & Fushë- Arrëz, jo vetëm me statuse në rrjetet sociale, por edhe në media e me shkresa zyrtare.
Asnjëhere, jo vetëm unë, por as publiku, nuk është informuar qartë mbi përdorimin e fondeve publike, procedurat e ndjekura, klientelizmin etj, etj, çështje që nuk kanë marrë përgjigje, por vetëm fyerje e shpifje në adresë time e opozitës. Ketë shkrim e bëj pas kërkesave të vazhdueshme të ndjekësve të mi dhe si përgjigje e detyruar, ndaj fyerjeve dhe shpifjeve të Kryetarit të Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj, në reagimin e tij në facebook, me datë 13.08.2020.

Me datë 12.08.2020, në një komunikim normal me anëtarësinë dhe qytetarët në facebook, i kërkova kryetarit të bashkisë Pukë transparencë minimale për asfaltimin e unazës se qytetit dhe për asfaltimin e rrugës së shtëpisë së tij në Luf, të kryera në të njëjtën kohë.

Zullumqari, i zënë mat në babëzinë e tij, ka degraduar në shpifje e fyerje personale, të cilat i ka mbyllur me një thënie të Churchill-it, “Mos u ndalo për të godit çdo qen që leh ndaj teje se nuk shkon në destinacion”.

Për nostalgji që lidhet me moshën dhe përvojen e tij politike në diktaturë, thënia e Churchill-it nuk i ngjit. Në mendje do të ketë patur thënien e shokut Enver: “Qentë le të lehin, karvani do të ecë përpara”. Kjo po, që i përshtatet gjuhës së tij të urrejtjes, të shpifjes, të denigrimit dhe të përçarjes së komunitetit pukjan.

Gjithsesi, për të patur më shumë sukses në këtë drejtim, i rekomandojmë traditën vendase, e cila është ku e ku më e pasur se ajo angleze apo ruse qoftë!

Çdo njeri, me funksione publike ose jo, mund të shndërrohet në çfardo lloj kafshe që ka qejf në pronën e tij private, por e ka të ndaluar të bëë dëme në rrugë të madhe (prona publike).

Ka shumë njerëz që janë lënduar nga reagimi i tij në përgjigje të kërkesës time për transparencë, por mos kini dert (shqetësim) se nuk e ka me ne. Eshtë frika që komandon sjelljen dhe gjuhën e tij të urrejtjes, ndaj kujtdo që i kërkon llogari, dhe koha për të dhënë llogari po i vjen.

Të nderuar anëtarë, simpatizant të PD-së, dhe qytetarë të Pukës, transparenca e zyrtarëve publikë të zgjedhur apo të emëruar është një detyrim ligjor, i cili nuk mund të shmanget me një fjalor apo sjellje të tillë, se gjasme je “fyer rëndë”. Ligji nuk fyen njeri, por ndëshkon.

Duke qenë drejtues i Degës së PD-së dhe në bashkëpunim me koleget dhe kolegët që organizojmë dhe drejtojmë jetën politike të kësaj partie në Pukë, me kontribute të njohura në progresin e vështirë postkomunist të vendit, kemi detyrë që çështjet që lidhen me administrimin e qytetit dhe të Bashkisë Pukë, t’i bëjmë pronë të të gjithë qytetarëve, sepse flitet për jetën dhe të ardhmen e tyre. Por edhe lajthitjeve të tilla, duhet t’u japim përgjigje, t`i analizojmë me kujdes se ku e kanë burimin dhe cili është qëllimi i tyre.

Nga anëtarësia dhe strukturat e PD-së, në përgjigje të shqetësimit në rritje të qytetarëve pukjanë, kundër gjuhës së urrejtjes, të shpifjes dhe arrogancës së kryetarit të Bashkisë Pukë, jam ngarkuar me detyrën për të trajtuar dhe orientuar çështjen në disa drejtime, e në mënyra sa më shteruese.

Pa rënë në batakun e tij, detyrohem të replikoj, rreth reagimit të tij.

Në fillim të përçartjes tënde me konsideron “Sanço Panço” i Don Kishotit. E ngatërron kot veten me fusha të tilla, se nuk ja ke haberin. Vetem sa ke padit veten, o erudit facebook-u. As unë dhe as ti nuk jemi “Don Kishot” dhe as “Sanço Panço”. Mua nuk më lidh mosha me profile të tilla personazhesh letrare, që kërkojnë rikthimin e të kaluarës, ndërsa ty të lidhin metodat e drejtimit që i shfaq rëndom me dije dhe padije, por nuk të lidh qëllimi për të pasuruar veten duke shfrytëzuar pozitën zyrtare. Nuk je ai komunisti i devotshem, që urren pronën private, por mbetesh komunisti që ndan, përçan, shpif, kërcënon dhe që ke frikë nga e nesërmja.

Kur shkruan mendoi pak fjalët, se sozitë nuk kanë lidhje me personazhe letrare.

Këtij “Sanco Pancos”, i bëje lajka dhe i ke dhënë mbështetje dhe vota në vitin 2007, kur kandidova për PD-në, për kryetar Bashkie, kundër Rrustem Strugës, kandidatit te PS-së.
Edhe në vitin 2015, para se të tërhiqej Rrustemi nga kandidimi, je deklaruar publikisht, se vota jote do të ishte për Rrok Dodën, kandidatin e PD-së. Të ka ndryshuar për keq kryetarllëku, se unë e Rroku, po ata jemi.

Mundohesh kot të më adresosh mua veset dhe defektet e karakterit tënd. Thua, se unë jam megaloman…! Po për çfarë e mbakam veten për të madh dhe të rëndësishëm, sipas teje?! Sepse, të kërkova transparence ligjore! Vetëm për kaq!? Po, a nuk je ti një megaloman, që ia dedikon vetes gjithçka edhe në këtë reagim!? A nuk je ti egoist i sëmurë dhe megaloman, që nuk përmend në të gjithë atë përçartje, askënd tjetër, madje as “Rilindjen” apo PS-në, së cilës thua se i përket, anëtarësia e së cilës të ka lënë shëndenë me kohë!? Po as Kryeministrit të “Rilindjes”, emrin e të cilit e përdor vend e pa vend si mburracak, nuk i atribuove asgjë nga të ashtuqujturat prej teje sukseset e Bashkisë?!

Mendon ti, se unë dhe Dega e PD-së në Pukë, kemi ndonjë kompleks për investimet që po bëhen në Pukë dhe se po na verbojnë sukseset tuaja!? Përkundrazi, kemi inkurajuar çdo shfrytëzim mundësie për fonde dhe investime publike dhe mundësish të tjera zhvillimi. Se zhvillimi nuk lidhet vetem me fondet publike. Ka burime minerare, pyje, bujqësi, biznese që i keni degdisur në pikën e hallit dhe që i kërcënoni vend e pa vend.

Ne nuk jemi kundër shtimit të fondeve publike, ne jemi kundër skemës politike të rilindjes urbane të qyteteve, i zbatuar para së gjithash si një projekt politik që lejon dhe mbron vjedhjen e fondeve publike dhe përdorimin e një pjese të tyre, pastaj për ricikilimin e pushtetit politik, kryesisht nëpërmjet blerjes së votës. A nuk jua kujton Kryeministri këtë në çdo prag fushate dhe a nuk je ti ekzemplari i zbatimit të këtij skenari. E po, kjo në të gjitha gjuhët e botës është korrupsion politik dhe ekonomik bashkë, përbën krim të ndëshkueshëm. Diferenca e punimeve të pakryera është vlera e këtij korrupsioni dhe ti e di mirë se ajo i kalon 40 % të fondit investues.

Thua se duhet të më vijë turp, se të akuzoj ty për demek abuzime.
Demek abuzimet janë disa llojesh, pse i lë pa sqaruar, apo se kur i lë grumbull nuk ju vjen era?! Për abuzimet me fondet publike, nuk të akuzoj vetëm unë, por KLSH-ja. Këtë abuzimin e fundit me projektin e asfaltimit te unazës së qytetit në një pjesë të vogël e ke vërtetuar vetë. Abuzimet me fonde dhe prona publike, kërkojnë pak më shumë vend e kohë, po nuk do të të vonojë përgjigja.

Thua se t’i me stafin tënd keni shpërbërë skemën e bakshishit për futjen e njerëzve në punë. Por fakti është se asnjë kryetar bashkie i PD-së dhe PS-së, nuk ka bërë si ti, nuk është marrë me emërime në administratën e rrethit për çdo institucion dhe çdo vend pune. Në Bashki, lëvizjet kanë qenë minimale e nuk justifikonin as skema dhe as bakshishe. Po si mund të të besojë ndokush ty, se nuk merr lekë për vende pune, kur “nuk lë gjë pa bërë”. Keqpërdorja e administratës për qellimet e tua private, është me e dënueshme se çdo lloj bakshishi dhe t’i këtë e ke metodë pune. Po mos të duket PD-ja si ata zyrtarët e frustuar që i urdhëron sipas qejfit për interesin dhe egon tande të sëmurë, more liliput.

Sa për të zgjedhur të popullit, e di mirë se sa t`ka zgjedhur populli dhe sa të do populli ty…!

Në mjerimin tënd, njerëzor dhe intelektual shprehesh, se: “Ne e çjerrëm maskën tënde e sojit tuaj që e rrjepet këtë popull…”, duhet të kishe vendosur referencat e veprës së Enverit nga është marrë teksti, se mund të përgjigjesh për përvetësim të së drejtës së autorit.

Ti je bërë për doktor. Ke përshkruar në reagimin tënd gjithçka që të djeg ty. Siç duket e ke “mizën nën kësulë” dhe po mat pulsin e opozitës. Të daltë për hajër!

Thua se fitorja ime e vetme brenda Partisë, ka ardhur përmes skemave dhe pabesive. Unë brenda PD-së, pandërprerje prej dhjetra vitesh, i nominuar kandidat për kryetar bashkie, kryetar strukturash deri në kryetar të PD-së të Pukës, karrierë e sigluar gjithmonë me votë anëtarësie, paskam përdorur skemë dhe pabesi. Ndërsa, kandidimi yt për kryetar bashkie, jashtë PS-së, akoma me testë të Partisë së Punës, qenka meritë dhe besë politike. Ti flet për vete e shkruan emrin tim!

Sa për “merakun” tënd se nuk do të zgjidhem nga komisionet e vlerësimit, se edhe fjalorin e ke të viteve 70, të garantoj ty dhe çdo lloj komisioni se në ndryshim nga ti, në deklarimet e mia nuk do të gjejnë asnjë lloj mashtrimi.

Nuk do të përfshihem në pjesën ku sulmoni familjen time dhe krijon insinuata të qëllimshme edhe për të tjerët, si një pervers i degraduar, se mandej bëhem si ti!

Falë procedurave dhe deklarimeve në agjenci të tjera, do të të provojmë se sa të pëlqen transparenca.

Ke vërtetuar me faturë të rregullt, përfitimin e paligjshëm të interesave me kompani që kryejnë punime publike për llogari të Bashkisë Pukë, ku zotërote je kryetar. As më pak e as më shumë, se sa ka thënë Fishta i Madh, “Lala kros, Lala kros, vetë shkruaj, vetë vulos”.

Përgjegjësinë e këtij veprimi do të duhet ta përcaktojnë ata që paguhen nga taksat tona.

Unë kam gjithçka me familjen time dhe ajo është pasuria ime më e madhe. Për të tjerat qytetarët na njohin të dyve.

Ti ke vënë ca pasuri me aktivitete të paligjshme dhe të padeklaruara. Nuk të ka askush zili. Gëzoji, o qyqar, po nëse mundesh t’i vertetosh në organet përkatëse!

Po mos i mendo budallenj, ata ustallarët që do të verifikojnë të dhënat e deklarimeve të pasurisë. Ata e dinë mirë marifetin e fryerjes së deklarimeve të pasurisë në fillim të detyrës, për të justifikuar ato që vijnë më pas. “Nuk futet minarja në thes”, o zullumqar!

Nuk do të të pijnë ujë, këto metodat e facebook-ut. Edhe shtirja, se gjoja revoltohesh nga kërkesat e mia të vazhdueshme për transparencë për të provuar skema mbrojtje, nuk do të kenë efekt. Në reagimin tënd shfaqesh si person nën akuzë, por je drejtuar gabim.

Kërkesa jonë për transparencë për asfaltimin e unazës së qytetit, nuk ka marrë përgjigje nga Bashkia, dhe si gjithçka e ka një arsye. Mos informimi për punimet në objektet e Bashkisë Pukë, pavarësisht se nga kush prokurohen dhe financohen, kanë të bëjnë me vlerën e lartë të fondit që nuk justifikohet me punimet e kryera dhe me afatin e shkurtër të kryerjes së punimeve.

Puke, më 11.09.2020

DEGA E PARTISE DEMOKRATIKE PUKE

Ja statusi i plotë i kryebashkiakut Gjon Gjonaj që sulmonte verbalisht kreun e degës lokale të PD, Pukë:

Porsa pash një prononcim të “Sanço Panços” të Don Kishotit, jo pse e din ai se kush është ky personazh, por po ja shpegoj se është sozia e tij.Kohët e fundit ky “Sanço Panço” ka marrë një fushatë fyrjesh dhe akuzash, gjoja politike, por po i kalon kufinjtë e personales. Ne nuk jemi të detyruar të pranojmë çdo gjë që servir pisët ky megaloman. Unë jam i përkushtuar me të gjitha forcat mendore e fizike për të plotësuar ato objektiva që i kam vën vetes për ndryshimin e Pukës duke e kthyer atë në destinacion turistik. Cili pukjanë nuk e shikon këtë ndryshim?! Vetëm miopi politik nuk e shikon! Rakia e paaftesija, o “Sanço Panço” e ka erresuar perspektiven tënde që nuk e pate, dhe ska per të ardhe o Injorant politik. Cili qytetar të beson ma, o “Sanço Panço”?! Cili qytetar ka besim te aftesitë tuaja si kuadër, kur ty të pruri rastesija politike në punë, dhe atëherë j’ua shperbleve duke u pagu me nga katër rroga në muaj, e shokët tuaj pa asnjë….!!!Si mund të jesh i sinqert ti kur nusja juaj stomatologe nga forrniturat e marra nga Shëndeti Publik, për riparime e mbushje dhëmbësh të fëmijëve të shkollave, (vetem atyre duhet te ishte kryer ky sherbim), ka tërhequr materiale që kapin shifrat e 2000000 lekë të reja për periudhen 2013 – 2017. (7×7=42)!!! Me këto furnizime duhet të ishin mbush rreth 3500 dhëmbë e dhëmballë. Ku i mori kto dhëmbë e dhëmballë nusja jote o “Sanço Panço”A të vjen turp kur më akuzoni mua për demek abuzime?! Unë dhe stafi im kemi shpërbërë skemen e bakshishit për futjen e njerëzve në punë. E din ti dhe soji jot çfar banit për një vend pune!A ka ndonjë pukjanë që mundet të më akuzojë për abuzime, për këtë problem qoft në fushen e punësimeve dhe çdo aspekt tjetër të veprimtarisë time si i zgjedhur i popullit? Ne e çjerrem masken tënde e sojit tuaj qe e rjepët këtë popull, e sot thoni po shikojme me vemendje shqetësimet e tyre.Cili ka besim te ti e shoket tuaj?!Çfar mund të bësh ti, apo të thuash “këto janë taksat e qytetarve të Pukës” Sa taksa dhe çfarë bahet me ato taksa qe mbledhim ne, o Injorant i Politikes, o i pashpresë i ke trasnpatente si në driten e Diellit.Unë e di se ti je në hall për tu konfirmu si politikan, por nuk do të përkrahesh, ashtu siç të ka ndodhur dhe më parë ku fitorja jote e vetme brenda Partisë ka ardhur përmes skemave e pabesive. Me statusin që ka vendos komisioni i vlerësimit nuk e fiton as kandidimin. Pyetsori thot: “Përjashtohen nga kandidimi të gjithë, bixhozgjinjtë, hajdutët dhe pijanecët” Përveç këtyre ke dhe të tjera, por nuk po ti permendi se prishin rraportet e tua dhe të tjerve. Nuk do të mungojnë edhe ato, kur të nevojiten.Për te gjitha investimet që janë dhënë, që për fatin tënd të keq nuk janë pak, unë dhe bashkia kemi bërë të gjithë transparencen, siç parashikon ligji. Sa për investimet që janë bërë në Luf janë të dokumentuara me fatura o fukara mendesh.Nga ekonomia, nuk jam si ti që Shtepia që ke pas ka humb, nuk ka shenja as sa një varr Kali. Nuk pres si puna jote dhe e sojit tënd me u pasuru përmes posteve e pozicioneve shtetërore.Shtepia ime në Luf është ba qysh në kohen e hershme afer rruges për ta pa dhe për të llap horat si ti.Unë e di se të pelqen asfalti edhe ty, po ti nuk ke as lekët as vendin për ta hedh. Nuk hidhet te vathi i dhive. Të nderuar qytetar!Në respektin tuaj, meqense jam akuzuar direkt, po publikoi dhe faturen e asfaltit që kam shtruar privatisht. Gjon Gjonaj as ka abuzu dhe as abuzoj me asgja, por do jemi bashkë kurdohere për të ndryshu Puken për veten tone dhe femijët tonë qe e duan Puken ashtu si duhet të jetë.Po e mbylli me një thenje te Churchill qe thote, “Mos u ndalo për të godit çdo Qen qe lehe ndaj teje se nuk shkon ne destinacion”.

No photo description available.
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments