Aktualitet

Skandali i radhës me sigurinë ushqimore, në krye të AKU Gjirokastër emërohet një skulptor.

Skandalet në lidhje me sigurinë ushqimore në Shqipëri, duket se nuk kanë të sosur. Më i fundit ka ndodhur në Gjirokastër, kur jo më larg se dje, në krye të këtij institucioni rajonal, është vendosur një person, me profesion skulptor, ish-kandidat i Partisë Socialise për Këshillit Bashkiak po në këtë qytet, në votimet e vitit 2019.

Bëhet fjalë për Armand Hilaj, i cili është emëruar në vend të Z.Besim Ibrahimi, i cili për shkak të mbushjes së viteve dhe daljes në pension, është detyruar të lërë këtë detyrë që e mbante prej vitit 2013.

Alert.al dhe Qendra Alert, duke e konsideruar një skandal dhe papërgjegjshmëri në lidhje me të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore, veçanërisht dhe në kuadër të Kapitullit 12, ka mundur të mësojë CV e Hilajt, në të cinën thuhet se, ka kryer studimet të Akademinë e Arteve, dega Skuplturë, ndërsa si eksperienca pune ka shënuar, “Kryetar i Këshillit të Qarkut” dhe “Drejtor” (pa e specifikuar se ku, në komuninale, ujësjellës-kanalizime, në ndonjë subjekt privat apo ofiçinë ose muze).

Ndërkohë, edhe te kualifikimet ka shkruar në CV e firmosur nga vet ai, se ka kryer një masker shkencor, pa specifikuar degën, profilin, universitetin etj. Gjithësesi, e sigurt është që nuk e ka bërë këtë mastër për asnjë prej degëve që lidhen me bujqësinë, blegtorinë, apo asgjë që lidhet me ushqimin. Dhe e fundit në CV e tij, tek rubrika “aktivitete shoqërore e politike”, Hilaj shkruan se, ka qenë Kryetar i PS, Antigone.

Emërimi i Hilajt në krye të këtij instituciioni rajonal mjaft të rëndësishëm tregon qartazi që, siguria ushqimore nuk është aspak prioritet. Veç të tjerash, pa llogaritur operatorët e biznesit ushqimor në Qarkun Gjirokastër, prodhues, tregtues e importues, kompani të mëdha, numrin e lartë të fermave etj, drejtoria që Z.Skupltor ka marrë për të drejtuar, ka në varësi dhe Pikat e Inspektimit Kufitar Kakavijë dhe 3 Urat në Përmet. Pikërisht këto PIK-e, kanë qenë dhe vazhdojnë të funskionojnë si vende fitimprurëse për inspektorët e aq më tepër drejtuesit e tyre, pasi çdo produkt ushqimor që importohet (dihet që me Greqinë kemi marrëdhënie të mëdha tregtare e importi produktesh ushqimore), kalon në kontrollin e AKU.

Për emërimin më të fundit në krye të AKU Gjirokastër, morëm dhe mendimin e një eksperti, në profesion Mjek veteriner, Z.Ervin Resuli. Sipasj tij, ky emërim tregon qartë që, në Qarkun Gjirokastër ka nisur fushata zgjedhore. “Përveçse është një skandal në lidhje me sigurinë ushqimore, ky emërim tregon se, Ministri Çuci, deputet i këtij qarku, ka nisur fushatën elektorale në Gjirokastër. Ndyrshe nuk ka si spjegohet, emërimi i një personi mjaft politik në këtë detyrë, i cili nuk ka asnjë lidhje, si në formim e si në eksperienca pune, me sigurinë ushqimore apo veterinarinë. KJo është dhe shpërndarje benefitesh, pasi edhe ministri i Bujqësisë është deputet i kësaj zone”. Madje, nga infot që kam unë, edhe stafeve të Ministrisë së Bujqësisë, kujtdo që ka sadopak akses në zonat e Qakut Gjirokastër, apo është nga ajo zonë, të nisë sigurimin e votave”, tha Resuli për Alert.al. Marrë nga Qendra ALERT . Alert.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?