Kryemadhi: Erion Veliaj nuk është as çun, as gocë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit me të rinjtë në Fier, është ndalur edhe tek deklarata e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që iu drejtua djemve duke iu thënë ‘zdromsa’.

“Sot, numri i këtyre djemve dhe vajzave, të cilat kryetari i bashkisë apo rilindja i quan zdromsa, sepse kështu u thotë çunave shqiptarë, ai më duket se nuk është fare as çun as gocë. Janë çuna të cilët kanë bërë gjëra që janë të jashtëzakonshme për familjen dhe ndihem me thënë të drejtën, krenare, që më ke pranuar të jem mikja jote sepse ne politikanët në përgjithësi nuk na duan shumë. Sepse duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, duhet të bëjmë shumë për qytetarët në mënyrë të tillë që njerëzit mos të urrejnë politikën dhe politikanët por të urrejnë fenomenin e keq politikan. Ta duan politikën, ta votojnë atë sepse nëpërmjet politikës do të ndryshojnë”, deklaroi Kryemadhi.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments