Kryemadhi/ “Motra e Taulant Ballës ka marrë tender 80 mln lekë për vazo lulesh në Bashkinë e Durrësit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se kompania e motrës së Taulant Ballës, kishte fituar një tender prej 80 milionë lekës për vazo në Bashkinë e Durrësit. 

Kryetarja e LSI-së ishte e ftuar në Open në Top Channel dhe nuk i ka kursyer akuzat për kreun e grupit parlamentare të socialistëve, Taulant Balla.

Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se kompania e motrës së tij kishte fituar një tender prej 80 milionë lekësh për vazo në Bashkinë e Durrësit.

“Motra e Taulant Ballës ka marrë tender 80 mln lekë për vazo lulesh në Bashkinë e Durrësit. Me ato lekë do kishim ndërtuar 10 shtëpi. Ja ku do t’i gjejmë paratë për rindërtim,“-tha Kryemadhi duke mos dhënë detaje të tjera.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments